web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“1000 fishekë dhe 6 armë me silenciator”/ Zbardhen bisedat nga ‘Sky ECC’ mes Çelës dhe Çapjas

24 Gusht 2025, 17:54, Kronika CNA

“1000 fishekë dhe 6 armë me silenciator”/ Zbardhen bisedat

Zbardhet një pjesë nga bisedat e zhvilluara mes Ervis Çelës dhe Franc Çapjas, dy bashkëdrejtuesit e një bande kriminale.

Bisedat i përkasin datës 16 shtator të vitit 2020.

 Në bisedat e zhvilluara përmes aplikacionit të koduar ‘Sky ECC’, Çela i dërgon Çapjas disa fotografi armësh automatike të montuara dhe komunikojnë mes tyre edhe për detajet e monitimit të tyre.

“6 janë me silenciator, po ma sollën me vonë silenciatorin, po e fus. Nëse nuk ma sjell do fus vetëm gjashtë copë. Do çmontohen dhe do i fus në kanaçe. Çdo armë një kanace, që të mos ngatërrohet pjesët për montim. Fiks kanë hy, dy cm më të mëdhaja nuk do të hynin. 1 mijë fishekë do të fus”,-shkruante Çela.

Organizata e goditur nga SPAK ka pasur Ervis Çelën dhe Franc Çapjan si krerë të grupit kriminal.

Gjithashtu, dyshohet se organizata mund të ketë trafikuar kokainë nga Paraguai drejt Evropës, duke pastruar dhjetra milionë euro./CNA 





Lajmet e fundit nga