web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarret në Los Angelos/ Rrezik i ri për zonën veriperëndimore të qytetit

14 Janar 2025, 14:44, Kosova & Bota CNA

Zjarret në Los Angelos/ Rrezik i ri për zonën

Zjarret masive që kanë përfshirë zona të shumta në qytetin Los Angelos në SHBA ende nuk janë ndalur.

Sipas të dhënave të fundit, një rrezik i ri është krijuar sot në zonën veriperëndimore të qytetit dhe priten me ankth veprimet e mëtejshme të forcave zjarrfikëse.

Orët në vijim janë shumë të rëndësishme për të parë nëse do të ketë njoftim alarmi nga hartat paralajmëruese të zjarrit që janë aktivizuar gjatë këtyre ditëve.

Një paralajmërim është dhënë për erërat me shpejtësi deri në 70 mph që sapo kanë filluar, ndërsa në zona të tjera banorëve të Los Angelos u është thënë të qëndrojnë brenda për të shmangur pluhurin dhe hirin.

Të paktën 24 persona kanë vdekur nga zjarret dhe 23 të tjerë janë të zhdukur, ndërsa më shumë se 90,000 janë nën urdhër evakuimi./ CNA





Lajmet e fundit nga