“Protestat e kanë goditur qeverinë”/ Kikia: Ministrat dhe deputetët nuk ecin të lirë në rrugë
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë se Kievi ka pranuar këstin e fundit prej 1.5 miliardë eurosh, prej paketës 18-miliardëshe të ndarë nga Bashkimi Evropian.
“Sot, kemi pranuar 1.5 miliardë eurot e fundit prej paketës financiare 18-miliardëshe. Shpresojmë për një mbështetje të vazhdueshme, të palëkundur nga ana e BE-së”, ka thënë Shmyhal në "X" – platformë e njohur më parë si "Twitter", më 21 dhjetor.
Ai e ka bërë deklaratë pasi Gjermania ka njoftuar se do të ndajë 88.5 milionë euro shtesë, për të ndihmuar në përforcim të sistemit ukrainas të energjisë, pas sulmeve ukrainase në këtë infrastrukturë.
Injeksioni i ri financiar vjen teksa pak dihet nëse do të ketë më ndihmë financiare prej Shteteve të Bashkuara, pasi ligjvënësit e Kongresit i kanë përfunduar punimet për këtë vit, pa arritur ndonjë marrëveshje për të ndarë 61 miliardë dollarë për Ukrainën.
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje Kongresit të miratojë fondet për Ukrainën, mirëpo republikanët konservatorë kanë kërkuar më shumë fonde për përforcim të kufijve amerikanë, për shkak të rritjes së numrit të migrantëve.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 19 dhjetor se është i sigurt që Shtetet e Bashkuara do të mbajnë premtimin për të ndarë miliarda dollarë, që i mundësojnë Kievit ta vazhdojë luftën.
Lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur në shkurt të vitit 2022, mbush dy vjet dhe fundi nuk i shihet.
Më 21 dhjetor, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, u ka thënë mediave të huaja se ushtria ukrainase do të nisë shpejt mobilizimin e burrave prej 25 vjeç deri në 60, që jetojnë jashtë shtetit.
Umerov ka thënë se ata që nuk i lajmërohen thirrjes për mobilizim do të përballen me sanksione të paspeficikuara.
Më 19 dhjetor, Zelensky ka thënë se ushtria ukrainase është duke çuar përpara një propozim për mobilizim të 500.000 civilëve, mirëpo ai vetë ende nuk ka vendosur nëse do ta mbështesë thirrjen.
Ukraina nuk ka treguar sa ushtarë janë të angazhuar në luftë, mirëpo në disa raste është përmendur se janë rreth 1 milion njerëz me armë në duar.
Rusia e ka zgjeruar ushtrinë prej nisjes së luftës në Ukrainë, dhe ka thënë se planifikon ta rrisë forcën me 1.5 milion njerëz shtesë.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Me një indeks të cilësisë së ajrit 350, Sarajeva është sër...
Policia e Kosovës i ka sekuestruar sirenat alarmuese n...
Humbjet në luftime janë të larta, shumë luftëtarë në b...
Parlamenti francez ka miratuar projektligjin e emigrac...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se Phe...
Një prokurore në Greqi ka rënë pre e një sulmi mafioz. Me...
Përpjekjet e ish-Presidentit Donald Trump për të rifit...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka thënë se lufta...
Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë ka gjobitur me 1 milio...
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshn...
Vendet e Bashkimit Evropian përshëndetën një marrëveshje p...
Qeveria e re polake ka ndryshuar menaxhmentin e lartë ...
Shtetet e Bashkuara presin që Izraeli të ulë intensite...
Familja e Liridona Ademajt i është drejtuar më një kër...
Ish-pronari i klubit të futbollit anglez Chelsea, mili...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi. Një 26-vj...
Ministria e Jashtme e Iranit e ka thirrur në një takim ...
Si përfundoi një i ri i lindur 2000 vjet më parë pranë...
Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi dje që zoti Donald...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...