Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Donald Trump ka thënë se dëshiron të anashkalojë një armëpushim në Ukrainë për të kaluar drejtpërdrejt në një marrëveshje të përhershme paqeje pas takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Në një ndryshim të madh qëndrimi, presidenti amerikan tha në Truth Social pas samitit të së premtes se kjo do të ishte "mënyra më e mirë për t'i dhënë fund luftës së tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës", duke shtuar se armëpushimet shpesh "nuk qëndrojnë".
Trump do të mirëpresë Volodymyr Zelensky, presidentin e Ukrainës, në Uashington të hënën dhe i kërkoi atij të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje.
Pas një telefonate me Trump pas samitit, Zelensky bëri thirrje për një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme, ndërsa shtoi se "zjarri duhet të pushojë" dhe vrasjet të ndalen.
Komentet e Trump tregojnë një ndryshim dramatik në qëndrimin e tij se si t’i japë fund luftës, pasi kishte thënë vetëm të premten përpara samitit se donte një armëpushim “të shpejtë”.
Kërkesa kryesore e Ukrainës ka qenë një armëpushim i shpejtë përpara bisedimeve për një zgjidhje afatgjatë, dhe thuhet se Trump u ka thënë udhëheqësve evropianë paraprakisht se qëllimi i tij për samitin ishte arritja e një marrëveshjeje armëpushimi.
Ndërkohë, thuhet se Putin i paraqiti Trump një ofertë paqeje që do të kërkonte që Ukraina të tërhiqej nga rajoni i Donetskut në Donbas, në këmbim të ngrirjes së vijave të frontit nga Rusia në Zaporizhzhia dhe Kherson. Rusia aktualisht kontrollon rreth 70% të Donestsk.
Presidenti amerikan, i cili më parë ka thënë se çdo marrëveshje paqeje do të përfshinte “një shkëmbim territoresh”, thuhet se ia ka transmetuar ofertën Zelensky-t në telefonatën pas samitit.
Vetëm disa ditë më parë, presidenti i Ukrainës përjashtoi mundësinë e heqjes dorë nga kontrolli i Donbasit - i përbërë nga rajonet e Luhanskut dhe Donetskut - duke thënë se ai mund të përdoret si një trampolinë për sulme të ardhshme ruse.
Partneri amerikan i BBC-së, CBS, ka raportuar, duke cituar burime diplomatike, se diplomatët evropianë ishin të shqetësuar se Trump mund të përpiqet të ushtrojë presion mbi Zelensky-n të hënën që të bjerë dakord për kushtet e marrëveshjes që ai dhe Putini mund të kenë diskutuar në samit.
CBS citon burime të kenë thënë se Trump u tha udhëheqësve evropianë në një telefonatë pas samitit se Putin do të bënte “disa lëshime”, por nuk arriti të specifikonte se cilat ishin ato.
Në një intervistë me Fox News pas samitit të së premtes, Trump u pyet se çfarë këshille ka për udhëheqësin ukrainas, të cilës ai iu përgjigj duke thënë "bëj një marrëveshje".
"Rusia është një fuqi shumë e madhe dhe ata nuk janë," shtoi ai.
Trump më parë kishte kërcënuar me "pasoja shumë të rënda" nëse Putini nuk pranonte t'i jepte fund luftës, duke i vendosur muajin e kaluar një afat Moskës për të arritur një armëpushim ose për t'u përballur me sanksione të reja të ashpra, duke përfshirë tarifa dytësore.
Pak gjëra u njoftuan nëpërmjet një marrëveshjeje nga të dy presidentët pas samitit të së premtes, por Trump këmbënguli se ishte bërë përparim.
Të shtunën, Putin e përshkroi samitin si "shumë të dobishëm" dhe tha se kishte arritur t'ia "paraqiste qëndrimin tonë" Trumpit.
"Ne patëm mundësinë, dhe e bëmë, të flisnim për gjenezën, për shkaqet e kësaj krize. Është eliminimi i këtyre shkaqeve rrënjësore që duhet të jetë baza për zgjidhjen", tha presidenti rus.
Ndërkohë, "koalicioni i të vullnetshëmve" - një grup vendesh që janë zotuar të forcojnë mbështetjen për Ukrainën, që përfshin Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë - do të zhvillojë një telefonatë të dielën pasdite përpara vizitës së Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë të hënën.
Një grup udhëheqësish evropianë, përfshirë Presidentin Francez Emmanuel Macron, Kancelarin Gjerman Friedrich Merz dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, thanë se "hapi tjetër tani duhet të jenë bisedime të mëtejshme duke përfshirë Presidentin Zelensky".
Udhëheqësit thanë se ishin “të gatshëm të punonin” drejt një samiti trepalësh me mbështetjen evropiane.
"Ne jemi të gatshëm të ushtrojmë presion mbi Rusinë", thanë ata, duke shtuar: "Do të jetë në dorë të Ukrainës të marrë vendime në territorin e saj. Kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë."
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, vlerësoi përpjekjet e Trump për t'i dhënë fund luftës, duke thënë se ato "na kishin sjellë më afër se kurrë më parë".
"Ndërsa është bërë përparim, hapi tjetër duhet të jenë bisedimet e mëtejshme me pjesëmarrjen e Presidentit Zelenskyy. Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa të", tha ai.
Dhe në Kiev, ukrainasit kanë përshkruar se ndihen të “shtypur” nga skenat nga Alaska.
"E kuptoj që për negociata shtrëngon duart, nuk mund ta qëllosh Putinin në fytyrë kur të mbërrijë. Por ky spektakël me qilimin e kuq dhe ushtarët e gjunjëzuar, është i tmerrshëm, nuk ka kuptim", tha Serhii Orlyk, një veteran 50-vjeçar nga rajoni lindor i Donetskut./ CNA, përkthyer nga BBC
Giuseppe Vittorio Raimondo “Pippo” Baudo lindi më 7 qersho...
Pippo Baudo ka ndërruar jetë sonte në Romë në moshën 89 vj...
Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi ...
Tre persona u vranë dhe një grua u plagos rëndë pas të sht...
Uragani Erin është intensifikuar me shpejtësi duke u shndë...
Presidenti Vladimir Putin tha se takimi i tij me homologun...
Raportohet se Vladimir Putin i ka bërë një propozim Donald...
Liderët evropianë e kanë ofruar të shtunën mbështetjen e t...
“Koalicioni i të vullnetshëmve”, një grup vendesh që janë...
Bashkëshortja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Mela...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka de...
Një grup udhëheqësish europianë kanë publikuar një deklara...
Pas takimit të tij me Putin-in dhe telefonatës me udhëheqë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë me dije...
Gjatë fluturimit për në Uashington DC, Presidenti i SHBA-s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri me dije se presid...
Presidenti Vladimir Putin ka konfirmuar deklaratën e presi...
Presidenti Donald Trump e vlerësoi me notën "10" takimin m...
Presidenti Vladimir Putin, gjatë konferencës për mediat në...
Në Alaskë u zhvillua takimi me Presidentit të SHBA-së Dona...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...