Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kina kundështoi masën për të detyruar pasagjerët kinezë të testohen për COVID-19 para hyrjes në një numër vendesh, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe disa vende europiane, një masë që pason një valë të re të përhapjes së koronavirusit në Kinë.
Autoritetet kineze thanë se masa është vendosur pa ndonjë bazë shkencore, por vendet hedhin dyshime mbi të dhënat e Pekinit mbi pandeminë dhe transparencën rreth numrit të rasteve.
Pekini kërcënoi të ndërmarrë masa kundër vendeve që kanë vendosur kufizime për udhëtarët kinezë, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara dhe disa vende europaine.
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi javën e kaluar se pasagjerët që udhëtojnë nga Kina duhet të kenë një test negativ për COVID-19, ose dëshmi se e kanë kaluar sëmundjen, para se të lejohen të hipin në aeroplan.
Një numër në rritje vendesh kanë vendosur kufizime të ngjashme për udhëtarët kinezë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha sot se Kina mund të ndërmarrë “kundërmasa bazuar në parimin e reciprocitetit”.
“Kufizimet, që disa vende kanë vendosur ndaj Kinës, nuk kanë bazë shkencore. Këto masa të tepruara janë të papranueshme. Ne kundërshtojmë përpjekjet për të keqpërdorur masat kundër COVID-19 për qëllime politike”, tha zonja Ning, në përgjigjen më të mprehtë të Kinës deri më sot për këtë çështje.
Australia dhe Kanadaja këtë javë iu bashkuan vendeve që detyrojnë udhëtarët nga Kina të testohen për COVID-19 para se të hipin në aeroplan, ndërsa Kina po lufton me një valë të re të koronavisurit.
Ato pasojnë vendimin e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Indisë, Japonisë dhe disa vende evropiane, për forcimin e masave ndaj udhëtarëve kinezë, mes shqetësimeve për numrin real të infeksioneve dhe frikës për mundësinë e shfaqjes së varianteve të reja.
Italia ishte anëtarja e parë e Bashkimit Europian që vendosi masën e detyrimit të testimit për koronavirus për pasagjerët e linjave ajrore që vijnë nga Kina, megjithëse disa ekspertë thonë se një masë e tillë mund të mos jetë alternativa më e mirë për të mbrojtur popullsinë lokale, pasi variantet e reja që mund të vijnë nga Kina tashmë kanë depërtuar në Europë.
Krahas Italisë, masa të njëjta për pasagjerët kinezë kanë vendosur edhe Franca dhe Spanja.
Parisi u bëri thirrje qytetarëve francezë të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në Kinë. Franca gjithashtu detyron mbajtjen e maskës në fluturimet nga Kina në Francë.
Qeveria e Spanjës tha se qytetarëve kinezë u duhet testi negativ ose dëshmia e vaksinimit për të udhëtuar.
Kina, vendi që kohën më të madhe të pandemisë zbatoi strategjinë “zero-COVID”, që parashihte kufizime të ashpra për ta zhdukur virusin, ndryshoi papritmas qëndrim duke i lehtësuar kufizimet në dhjetor.
Autoritetet kineze njoftuan se nga data 8 janar ata që udhëtojnë jashtë vendit nuk do të kenë më nevojë të izolohen pasi të rikthehen në Kinë.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian pritet të takohen të mërkurën për të koordinuar masat ndaj Kinës./ VOA
Forcat ruse kryen sulme ajrore në zona të shumta në Uk...
Mediat izraelite treguan imazhe dhe video të ministrit të ...
Në Gjermani kishte vitin e kaluar 45.6 milionë të punësuar...
“E keni parasysh një person që ec nëpër tel të hollë dhe q...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...
Kina dënoi të martën kërkesat e reja për testim për COVID-...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...
"Për mua dhe familjen time ai ishte gjithmonë si një baba”...
Në janar, anëtari liberal i Gjykatës, 83-vjeçari Stephen B...
Parlamenti Europian tha të hënën se ka filluar një procedu...
Ukraina dhe Bashkimi Europian do të mbajnë një takim në Ki...
Sesioni i 118-të i Kongresit të Shteteve të Bahkuara nis p...
Viti 2022 u shpall në Serbi si një pikë kthese dhe dramati...
Ish krerët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi,...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen më ...
Një anëtar i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë...
Rusia goditi me një sërë dronësh Ukrainën, në një tjetër n...
3 janar 2023, Banka Kombëtare Bullgare do të nxjerrë në qa...
Gjykata e Lartë e Iranit konfirmoi një tjetër dënim me vde...
Një grua 29 - vjeçare ka hedhur foshnjën e saj 11 muajshe ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...