Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...

Ish-presidenti i Zyrës Federale të Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), Hans-Georg Maassen, është duke u hetuar nga ish-agjencia e tij, raportoi të mërkurën gazeta gjermane Bild.
Maassen, të cilin e larguan nga detyra, pasi u duk se nënvlerësonte dhunën e ekstremit të djathtë kundër migrantëve, është anëtar i partisë së qendrës së djathtë Bashkimi Kristjan-Demokrat (CDU) të ish-kancelares Angela Merkel.
Ish-shefi i spiunazhit gjerman Hans-Georg Maassen nuk është i panjohur për polemika. Gjatë gjithë karrierës së tij atë e kanë akuzuar për parregullsi dhe shumë dyshojnë se ai simpatizon ideologjinë e ekstremit të djathtë.
Hans-Georg Maassen, ish-kreu i Zyrës për Mbrojtjen Kushtetuese (BfV), shërbimi kombëtar i inteligjencës, është kritikuar shpesh për deklaratat dhe veprimet e tij.
Si pjesë e hetimit, sipas gazetës Bild, Zyra Federale për Mbrojten e Kushtetutës (BfV) i kërkoi Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) informacion në lidhje me Maassen-in.
Ish-shefi i BfV tha se ishte "i indinjuar" dhe "do të kërkonte informacion se çfarë të dhënash ruajnë ish-punonjësit e mi për mua".
Gazeta Bild raportoi se një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Brendshme, përgjegjëse si për Zyrën Federale për Mbrojten e Kushtetutës ashtu edhe për Zyrën Federale të Policisë Kriminale, nuk e mohoi se kishte pasur hetim për Maassen-in.

"Ne nuk komentojmë për çështje individuale, qoftë edhe vetëm për arsye të privatësisë," tha ajo për gazetën.
Maassen tha se nëse ai do të hetohej nga BfV, ky do të ishte persekutim politik.
"Nëse kjo është e vërtetë, atëherë është e qartë se Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk përdoret më për të mbrojtur Kushtetutën, por përkundrazi keqpërdoret për të mbrojtur qeverinë dhe për të luftuar dhe përndjekur politikisht kritikët e qeverisë," tha Maassen në një deklaratë në rrjetin X, të njohur më parë si Twitter.
Maassen u detyrua të linte postin e tij si kreu i shërbimit të inteligjencës kombëtare të Gjermanisë në vitin 2018, pasi u duk se nënvlerësonte seriozitetin e dhunës së dukshme të së djathtës ekstreme në qytetin lindor të Chemnitz-it.
Ai kandidoi pa sukses si kandidat i CDU-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në Turingi.
Udhëheqja e CDU-së ka akuzuar Maassen për përdorimin e gjuhës së konspiracionistëve dhe antisemitëve. Maassen, 60 vjeç, është kritikuar për disa deklarata në rrjetet sociale.
Udhëheqësit e partisë u përpoqën ta përjashtonin për postimet në Twitter rreth "racizmit eliminues kundër të bardhëve", por një komision partiak në Turingi vendosi muajin e kaluar se ai mund të qëndronte edhe më tej anëtar i CDU-së./ DW
Suksesi i samitit të Bashkimit Evropian (BE), që u zhvillu...
Fermerë nga një sërë vendesh të Evropës protestuan sot jas...
Ngacmimet seksuale, vetëvrasjet, standardet jo realiste të...
Ukarina pretendon se ka fundosur një tjetër anije luftarak...
Në gamën e gjerë të destinacioneve të arsimit të lartë...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 1 shkurt se mbrojtja e s...
Europol ka zhvilluar së fundmi një aksion të mbështetur ng...
Të 27 liderët evropianë kanë rënë dakord për një paketë nd...
Shtetet e Bashkuara po ndjekin një politikë aktive lidhur ...
Sindikata e Shërbimeve të Bashkuara (ver.di) ka bërë t...
Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për vendimin e Ban...
Ndotja e ajrit në Kosovë është e dëmshme për shëndetin në ...
Autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut nuk i kanë pr...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta vizitojë anëtar...
Nënsekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland mbërriti...
Forcat izraelite të mërkurën kryen sulme ajrore në veri dh...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka gërryer kontrollin e Vla...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kon...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedo...
Politikani opozitar rus, Boris Nadezhdin, i cili hapta...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...