Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

Departamenti i Energjisë i Shteteve të Bashkuara pritet të njoftojë të martën se shkencëtarët amerikanë kanë arritur të krijojnë një reaksion të fuzionit bërthamor që prodhon më shumë energji sesa konsumon, një arritje historike kjo në kërkimet prej dekadash për një mënyrë për të gjeneruar energji bërthamore të pastër dhe pa mbetje.
Njoftimi i pritshëm, i raportuar fillimisht nga gazeta "Financial Times" dhe i konfirmuar më pas nga organizata të tjera mediatike, do të identifikojë Laboratorin Kombëtar “Lawrence Livermore” në Kaliforni si vendin ku është bërë eksperimenti.
Të hënën, departamenti njoftoi se Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm do të shpallte "një zbulim të madh shkencor" në një konferencë shtypi të martën.

Njoftimi vjen në një kohë kur administrata e Presidentit Biden ka shtuar përpjekjet dhe financimin për zhvillimin e prodhimit të energjisë së pastër, me një theks të veçantë në energjinë nga fuzioni. Ligji i miratuar së fundmi për Reduktimin e Inflacionit përmbante fonde të konsiderueshme për kërkime në këtë fushë.
Vetëm për shkak se shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një proces fuzioni që prodhon energji, kjo nuk do të thotë se janë të afërta ndryshimet domethënëse në mënyrën se si njerëzit gjenerojnë energji. Ekspertët thanë se ndërkohë që puna kërkimore është e rëndësishme, vazhdojnë të ekzistojnë pengesa të mëdha teknologjike për krijimin e sistemeve që mund ta vënë në shfrytëzim në masë energjinë nga fuzioni.
Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se kur dy atome shkrihen së bashku për të formuar një element të ri, çlirohen sasi të mëdha energjie. Dielli, për shembull, është në thelb një reaktor i madh fuzioni në të cilin grimcat e mbinxehura bashkohen me forcë të jashtëzakonshme, duke formuar grimca të reja dhe duke çliruar energjinë e tepërt në formën e nxehtësisë.
Që në vitet 1940, shkencëtarët filluan të eksperimentojnë me reaktorët e fuzionit. Megjithëse kanë arritur prej kohësh të krijojnë reaksione të fuzionit, deri më tani ato reaksione kanë kërkuar gjithmonë furnizim me energji që tejkalon sasinë që ata prodhonin.
Arsyeja pse arritja e një reaksioni të fuzionit që prodhon energji ka qenë kaq e paarritshme është kryesisht sepse shkencëtarët duhet të krijojnë kushte ekstreme në laborator në mënyrë që të ndodhin reaksionet. Zakonisht, lazera të mëdhenj përdoren për të nxehur izotopet e hidrogjenit në temperatura në miliona gradë Celsius. Plazma që përftohet më pas kufizohet nën presion jashtëzakonisht të lartë, duke bërë që izotopet të bashkohen me forcë të mjaftueshme që të shkrihen në një element tjetër, duke çliruar energji kur kjo ndodh, në formën e nxehtësisë.
Një element i rëndësishëm i njoftimit të së martës do të jetë mënyra se si qeveria e përkufizon një rezultat me bilanc pozitiv energjitik. Zakonisht, kjo do të thotë se reagimi që matet prodhon më shumë energji sesa rrezet lazer të drejtuara tek hidrogjeni. Megjithatë, lazerët e përdorur në eksperiment nuk kanë efikasitetet të plotë, çka do të thotë se duhet më shumë energji për t'i furnizuar ato, sesa energjia që ata transmetojnë tek objektivat e tyre.
Që një reaksion fuzioni të jetë me bilanc pozitiv, në kuptimin e gjenerimit të më shumë energji se energjia totale e shpenzuar për eksperimentin - përfshirë mbetjet - reaksioni do të duhet të prodhojë në thelb më shumë energji sesa ajo e konsumuar nga rrezet lazer të drejtuara ndaj hidrogjenit./VOA
Udhëheqësit e vendeve të Grupit të Shtatëshes rikonfirmuan...
Zëvendëspresidentes greke të Parlamentit Europian, Eva...
Pas lehtësimit të strategjisë strikte "zero COVID” në Kinë...
Josep Borrell, politikani spanjoll që rrezaton qetësi ...
Gazetarja Arbana Xharra tha se Serbia shfrytëzoi momen...
Elvis Hoxha nga vetëvendosja në Tiranë ka replikuar me...
Vitaly Bulyuk, zëvendës guvernator i emëruar nga Rusia...
Bashkimi Evropian do t’i ofrojë Ukrainës edhe 2 miliar...
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar ...
Pretendimet se Katari u ka dhënë ryshfet zyrtarëve të ...
Të hënën pati alarme për vendosje bombash në dhjetë shkoll...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Jo...
Mbrëmjen e sotme ka pasur incidente në Kuvendin e Malit të...
Një ish-polic serb, është dënuar më 1 muaj paraburgim....
Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të mbajë konferencën ...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shteti...
Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, partisë më të mad...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bëri të ditur ...
Kapsula Orinon e NASA-s bëri një kthim të shpejtë nga Hëna...
Kamionë të mëdhenj dhe autobusë vazhdojnë t'i bllokojnë rr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...