Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha të premten në mbrëmje se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ndërsa ka bërë thirrje për shmangien e përshkallëzimit të situatës në veriun e Kosovës, ku përfaqësuesit e serbëve braktisën institucionet e vendit, pasi autoritetet e Kosovës filluan me një nëntor zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.
Sipas vendimit të qeverisë nga 21 nëntori fillon periudha e gjobitjes së atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave, ndërsa përfaqësuesit e serbëve në veri kanë paralajmëruar rezistencë në rast të shqiptimit të gjobave.
Zoti Chollet shkroi në Twitter se ka biseduar me kryeministrin Kurti për “shmangien e përshkallëzimit të mëtejmë, shtyrja e dënimeve për targat, mbajtjen e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe përqendrimin në bisedimet për normalizimin me Serbinë, si rruga më e mirë për çuarjen përpara të integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”.
Më herët të premten kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ka biseduar me zotin Chollet “për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë me njohjen e ndërsjellë në qendër, me përqendrim në situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”.
Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për një takim në Bruksel në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës, të cilën zyrtarët evropianë kanë cilësuar më të rrezikshmen që nga viti 2013.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano nuk tha se kur mund të ndodhë takimi, por shfaqi shpresën se ai duhet të ndodhë shumë shpejt. Pasditja e së dielës apo mëngjesi i së hënës janë përmendur si periudhë e mundshme e takimit.
Zoti Stano tha se synimi është gjetja e një zgjidhjeje evropiane.
“Pikërisht ky është qëllimi, që t'i kemi ata në Bruksel për të diskutuar me ta për rrugëdaljen. Shpresojmë se do të mund të vijnë shumë shpejt në mënyrë që të mund të merremi me çështjet, siç ka thënë Josep Borrell, përpara datës 21 dhe jo më pas”, tha zoti Stano.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Kosova dhe Serbia “të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim me mbështetjen e Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian”.
“Ne po i mbështesim në mënyrë aktive këto përpjekje”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.
Kryeministri Kurti, tha më herët të premten gjatë një vizite në Estoni se ditët në vijim do të shihet nëse do të kenë sukses negociatat e reja.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministren estoneze, Kaja Kallas, ai tha se Beogradi ka urdhëruar të gjithë serbët në veri të Kosovës të japin dorëheqje nga institucionet.
“Jemi duke bërë çmos për të ruajtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë nga njëra anë, dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër. Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft destruktive, dhe në ditët në vijim do të shohim sa do të jemi të suksesshëm në këto negociata të reja”, tha kryeministri Kurti.
Në Prishtinë drejtori i organizatës Aktiv me seli në veriun e Mitrovicës, Miodrag Miliçeviç, tha se kriza në veriun e Kosovës e ka zhvendosur vëmendjen nga bisedimet politike dhe duhet të gjendet një zgjidhje apo model që do të jetë i pranueshëm dhe i zbatueshëm për tejkalimin e situatës në veri. Ai i bëri këto komente gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë – Serbi: Cila është rruga përpara?”
“Është e qartë se nuk ka dialog, është e qartë se dialogu aktual po zhvillohet në fakt për të eliminuar krizën aktuale dhe për të gjetur një zgjidhje të përkohshme të konfliktit në veri. Në fakt ky është problem edhe për institucionet në Prishtinë dhe kërcënon më tej destabilizimin e situatës edhe brenda Kosovës”, tha ai.
Bashkimi Evropian ka paraqitur një propozim për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u bë i njohur si nisma franko-gjermane. Zyrtarët evropianë kanë thënë se të dyja palët nuk e kanë refuzuar propozimin.
Shefja e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila tha sot se propozimi evropian përmban dy procese për zgjidhjen e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Faza e parë është ajo e cila merret me të gjitha çështjet që kanë mbetur të hapura e natyrisht edhe me avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës por nuk e përmban njohjen reciproke. Faza e dytë është faza e cila tutje synon njohjen dhe normalizimin e plotë”, tha ajo.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se propozimi evropian është një bazë e vlefshme për diskutime të mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë./VOA
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Lidh...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick ...
Më shumë se 10 milionë ukrainas mbetën pa energji elektrik...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të premten se ka ngritu...
Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov deklaroi se...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten s...
Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin ...
Një epokë e re po lind për demokratët pas largimit të 82-v...
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulme të shumëfishta ruse ...
Institucionet e ndryshme në Kosovë kanë nisur punën në mbu...
Zyrtarët suedezë kanë konfirmuar të premten se shpërthimet...
Shefi i financave për një kohë të gjatë i Donald Trump-it ...
Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kr...
Aaleatët e saj demokratë por përgatiten t’ia kalojnë stafe...
Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistike interkontin...
Silvio Berluskoni beson se vetëm ai mund të ulë mikun e ti...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se princi i kurorës në A...
Pesë vjet e dhjetë muaj burg: Ky është dënimi i vendosur n...
Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj ...
Një pjesëtar i forcave të armatosura ruse, i cili mori...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...