Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të presë sot në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit (DASH).
Takimi do të zhvillohet në DASH në orën 17:15, sipas kohës lokale në Kosovë, teksa nuk dihen se cilat do të jenë temat e diskutimit.
Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe zyrtari i lartë i Byrosë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në DASH, Brendan Hanrahan dhe nënsekretarja Allison Hooker.
Hanrahan gjatë korrikut kishte vizituar disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë.
Gjatë qëndrimit në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar se temë e diskutimit me zyrtarin amerikan ishte nevoja për bashkëpunim ekonomik mes dy shteteve.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se më 7 gusht do të hyjnë në fuqi tarifat e reja tregtare. Sipas vendimit, Serbia do të goditet me 35 për qind tarifa.
“E theksova që Serbia mbetet e vendosur për ruajtje të paqes dhe stabilitetit, dhe që dialogun e shohim mënyrën e vetme për zgjidhje të çështjeve të hapura dhe për respektim të ligjit ndërkombëtar”, kishte deklaruar Vuçiq pas takimit me zyrtarin amerikan me të cilin tha se kishte diskutuar edhe për situatën në Ballkan.
Ndërkaq, në Kosovë, Hanrahan u takua me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe me udhëheqësit partiakë. Gjatë takimeve në Kosovë, zyrtari amerikan kishte biseduar për krizën politike, dhe për të drejtat e komunitetit serb.
Serbia vazhdimisht akuzon Kosovën se shkel të drejtat e minoritetit serb në Kosovë, duke kritikuar vazhdimisht veprimet e institucioneve kosovare në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Mbyllja e institucioneve serbe në Kosovë, që ka nisur vitin e kaluar, është kritikuar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, duke thënë se këto veprime janë bërë pa koordinim.
Vizita e Gjuriqit në Uashington zhvillohet në kohën kur Serbia ka paralajmëruar se nuk mund të ketë dialog me Kosovën për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, pasi gjatë korrikut në Kosovë u arrestua një zyrtar serb.
Ndaj ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq, – i cili gjendet në paraburgim që kur u ndalua më 18 korrik – Kosova ka ngritur aktakuzë për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
Gjatë një fjalimi në Rahovec, ai e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, “organizatë terroriste”. Serbia ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm dhe çështjen e arrestimit të tij e ka ngritur në takime me ambasadorë të akredituar në Serbi, por edhe me kreun e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres./REL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar të komento...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkof...
Një lutje e heshtur u mbajt në Japoni të mërkurën në mëngj...
Edhe në tokat bujqësore në Herson të Ukrainës, kërcënimi i...
Një rrëke balte nga një përmbytje e menjëhershme ka përfsh...
Një delegacion nga Muzetë e Vatikanit i dhuroi Papa Leo XI...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë sot një letër...
Portugalia po përjeton një valë të re të nxehti, me temper...
Suedia, Norvegjia dhe Danimarka do të kontribuojnë së bash...
Kina po përjeton një shpërthim alarmues të chikungunya-s, ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot se kish...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi sot se ka tërh...
Republikanët e Teksasit kanë votuar për të gjurmuar dhe ar...
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Dav...
Izraeli do të lejojë hyrjen graduale dhe të kontrolluar të...
Në Turqi rritja e çmimeve për konsumatorët, sipas të dhëna...
Në fillim të korrikut u arrit një marrëveshje, sipas së ci...
Negociatat për një marrëveshje për pengjet dhe armëpushimi...
Qeveria e Rumanisë njoftoi sot se do të përdorë një paketë...
Forcat e armatosura të Gjermanisë, Bundeswehr, kanë bërë n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...