Pentagoni zotohet të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën
Pentagoni organizoi dje takimin e shtatë virtual të Grupit...

Një gjykatë holandeze dënoi me burgim të përjetshëm dy rusë dhe një separatist ukrainas pro-rus me akuzën e vrasjes së 298 personave që vdiqën në vitin 2014 teksa udhëtonin me avionin e kompanisë Malaysia Airlines, në fluturimin MH17, mbi Ukrainë. Një rus u shpall i pafajshëm për shkak të mungesës së provave.
Gjykatësi Hendrik Steenhuis tha se provat e sjella nga dy prokurorët në gjyqin që zgjati dy vjet treguan se avioni Boeing 777 që udhëtonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur u rrëzua nga një raketë të lëshuar nga ushtarë ukrainas pro-rusë, më 17 korrik, 2014. Avioni ra mbi një tokë bujqësore dhe trupat e viktimave u shpërndanë në një fushë me luledielli.
Në mesin e trazirave gjeopolitike që ka shkaktuar pushtimi rus në Ukrainë, gjykata vlerësoi se Moska kishte kontroll të plotë në rajonin separatist të Donetskut, në Ukrainën lindore, nga ku nisi sulmi.
Asnjë nga të pandehurit nuk u paraqit në gjyqin që filloi në mars të vitit 2020. Prokurorët kishin kërkuar dënime të përjetshme për të katërt. Prokurorët dhe të dyshuarit kanë dy javë kohë për të apeluar vendimin.
Gjyqtari Hendrik Steenhuis tha se avioni MH17 u rrëzua nga një raketë Byk, që u lëshua nga një fushë në veri të Ukrainës.
Para seancës, tensioni mes familjarëve ishte i lartë.
“E vërteta doli në dritë, kjo është më e rëndësishmja”, tha Anton Korre i cili humbi djalin, mbesën dhe nipin kur avioni ra. Robbert van Heijningen, që humbi vëllanë, kunatën dhe nipin e cilësoi rrëzimin e avionit një akt barbar që ai nuk do e hedhë kurrë pas krahëve, pavarësisht vendimit të gjykatës. “E kam gur në zemër”, tha ai.
Qindra familjarë të viktimave kishim udhëtuar për të dëgjuar vendimin e gjykatës.
Prokurorët holandezë thonë se raketa u lëshua nga Brigada e 53-të e Raketave Kundër-Ajrore, një njësi e forcave të armatosura ruse me bazë në qytetin rus të Kurskut dhe u kthye atje pas rrëzimit të MH17.
Të dyshuarit nuk akuzohen për hedhjen e raketës, por se kanë punuar së bashku për ta çuar atë në fushën ku u lëshua. Ata akuzohen për rrëzimin e avionit dhe vrasjen e të gjithë personave në bord.
I akuzuari më në moshë që u dënua ishte Igor Girkin, 51 vjeç, ish kolonel i Shërbimeve të Sigurisë së Federatës Ruse. Në kohën e rrëzimit të avionit, ai ishte Ministër i Mbrojtjes dhe komandant i forcave të armatosura në republikën e vetëshpallur të Donetskut, rajoni ku u rrëzua avioni. Raportohet se Girkin aktualisht është i përfshirë edhe në luftën e Rusisë në Ukrainë.
U dënuan gjithashtu edhe vartësit e tij, Sergey Dubinskiy dhe Leonid Kharchenko, një ukrainas për të cilin prokurorët thonë se ishte komandant i një njësie luftarake rebele pro-ruse dhe merrte urdhra direkt nga Dubinskiy.
Oleg Pulatovis ishte i vetmi nga të dyshuarit që u shpall i pafajshëm./ VOA
Pentagoni organizoi dje takimin e shtatë virtual të Grupit...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden,...
"Këtu është Poloni, jo Ukrainë!", "Ukrainasit nuk i kam vë...
Donald Trump shpalli të martën nga rezidenca e tij në Mar-...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të sh...
Ushtria e Mianmarit tha të enjten se do të lirojë pothuajs...
Gara e fundit e zgjedhjeve afatmesme të vitit 2022 për Sen...
Ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence tha se nuk do të dë...
Polonia kishte nisur të forconte mbrojtjen e saj ajrore sh...
Republikanët siguruan të mërkurën numrin e mjaftueshëm të ...
Përpara se Donald Trump të thoshte në Florida ato fjalë që...
Polonia kishte nisur të forconte mbrojtjen e saj ajror...
Një analizë e arsimit në Malin e Zi, e kryer nga UNICE...
Forcat ukrainase kanë bërë përparime të rëndësishme ja...
NATO fajëson Rusinë për sulmin me raketa në Poloni, por e ...
Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainë...
Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, thotë se sulmi me raketa...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se beson s...
Imazhet e publikuara më poshtë shfaqin zyrtarët policorë n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...