Ambasadori i bllokut në Pekin: BE nuk do luftë tregtare me Kinën
Bashkimi Evropian (BE) nuk dëshiron luftë tregtare me Peki...

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se të paktën 13 persona u vranë në dy sulme të ushtrisë izraelite në Gazë.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi, tha se një nga sulmet goditi një shkollë që shërbente si qendër strehimi në lagjen Tufah, në lindje të qytetit të Gazës, ku mbetën të vrarë të paktën 6 persona.
Autoritet njoftuan se shtatë persona u vrarë në një sulm tjetër ndaj një kampi në qytetin jugor Khan Younis.
Ushtria izraelite tha se sulmet kishin si objektiv një militant të grupit islamik palestinez Xhihad.
Po ashtu, të shtunën Izraeli njoftoi dërgesën e parë humanitare në veri të Gazës, që kur nisi fushata e re ushtarake në këtë zonë, muajin e kaluar. Njoftimi vjen disa ditë përpara një afati të vendosur nga Shtetet e Bashkuara, në bazë të cilit i kërkohet Izraelit që të përmirësojë shpërndarjen e ndihmave humanitare në të gjithë Gazën.
Ekspertët kanë paralajmëruar se ka shumë gjasa që së shpejti disa pjesë të Gazës veriore të përballen me uri.
Ofensiva e re e Izraelit është përqëndruar në kampin e refugjatëve Jabaliya, ku Izraeli thotë se Hamasi është rigrupuar. Ofensiva është shtritë edhe në rajonet Beit Lahiya dhe Beit Hanoun, në veri të qytetit të Gazës.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në këto zona ndodhen dhjetra mijëra njerëz. Në fillim të kësaj jave, Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se aktualisht në veri të qytetit nuk operojnë as ambulancat dhe as ekipet e urgjencës.
Që kur nisi lufta Izrael-Hamas, ushtria izraelite ka goditur disa shkolla dhe kampe, të mbushura me dhjetëra mijëra palestinezë që kanë lënë shtëpitë e tyre si pasojë e sulmeve izraelite apo urdhrave të evakuimit. Sipas OKB-së, 90 për qind e palestinezëve në Gazë janë zhvendosur, si pasojë e konfliktit.
Ushtria ka akuzuar vazhdimisht Hamasin se vepron nga brenda infrastrukturës civile në Gazë, përfshirë shkollat, objektet e OKB-së dhe spitalet.
Lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gazë ka shkaktuar më shumë se 43,000 të vrarë, thonë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë. Në këto të dhëna ata nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve, por thonë se më shumë se gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë. Lufta filloi pasi militantët palestinezë sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023. Sipas autoriteteve iztralite, gjatë sulmit militantët vranë rreth 1200 persona dhe rrëmbyen 250 të tjerë./ VOA
Bashkimi Evropian (BE) nuk dëshiron luftë tregtare me Peki...
Qeveria laburiste australiane dëshiron vetëm t'i lejojë fë...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), J...
Një fshat i vogël zviceran – i cili mori vëmendjen e gjith...
Dronët rusë e sulmuan gjatë natës qytetit port të Ukrainës...
Koreja e Veriut ka nisur një fushatë për bllokimin e sinja...
Koalicioni qeveritar në Gjermani me SPD-Të-Gjelbrit- FDP t...
Të paktën 24 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë u plagosën...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, n...
Më shumë se 130 tani është konfirmuar se janë shkatërruar ...
Një gjykatëse që mbikëqyr rastin ndaj Donald Trumpit për n...
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë ngritur aktaku...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se rizgjedhja...
Vitin 2023 Princi William e ka cilësuar si periudhën më të...
Ukraina tha se ka pranuar trupat e 563 ushtarëve nga autor...
Plani i Presidentit të zgjedhur Donald Trump përfshin zoti...
Autoritetet në Spanjë thanë se 78 persona ende janë të zhd...
Aleatët e Shteteve të Bashkuara në Evropë po debatojnë se ...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tha se shteti...
Sot Azerbajxhani feston Ditën e Fitores mbi Luftën e Dytë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...