Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Ish-ministri i financave i Britanisë, Rishi Sunak, shpalli të dielën kandidaturën e tij për të zëvendësuar Liz Truss-in si kryeministër.
"Mbretëria e Bashkuar është një vend i mrekullueshëm, por ne po përballemi me një krizë të thellë ekonomike”, shkroi ai në "Twitter".
"Kjo është arsyeja pse unë kandidoj për të qenë kreu i Partisë Konservatore dhe kryeministri juaj i ardhshëm”. Kjo është oferta e dytë e 42-vjeçarit për kryeministër brenda pak muajsh. Sunak u mund nga Trussi në një votim për udhëheqjen e partisë në shtator, pas rënies së ish-kryeministrit Boris Johnson.
Këtë herë, Sunaku duket se ka më shumë mbështetje partiake sesa rivalja e tij - ish-ministrja e mbrojtjes Penny Mordaunt. Mordaunt deklaroi kandidaturën e saj të premten.
Kurse ish-kryeministri, Boris Johnson nuk do të kandidojë, siç flitej më parë. Johnson tha, se e ka mbështetjen e 102 deputetëve, por qëndron shumë pas ish-ministrit të Financave, Sunak. "Besoj se kam shumë për të ofruar, por kam frikë, se ky nuk është momenti i duhur", ka thënë Johnson. Johnsoni u detyrua të largohej nga detyra në korrik mes skandalesh, pasi Sunaku dha dorëheqjen si ministër i Financave, duke shkaktuar një valë dorëheqjesh.
Gara e lidershipit pason vendimin e kryeministres Truss për të dhënë dorëheqjen të enjten pas vetëm 45 ditësh në detyrë. Partia Konservatore po organizon një konkurs të përshpejtuar për emërimin e kryeministrit të ri brenda një jave.
Sipas rregullave, maksimumi tre kandidatë mund të kualifikohen pas një votimi mes ligjvënësve të hënën. Po të jetë e nevojshme 172.000 anëtarët e partisë më pas do të vendosin midis dy fituesve në një votim online të premten.
Kandidatët duhet të marrin 100 emërime nga ligjvënësit konservatorë për t'u kualifikuar. Sipas të dhënave jozyrtare nga "Sky News" dhe "BBC", Sunaku ka mbështetjen e më shumë se 120 njerëzve.
"Do të ketë integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në të gjitha nivelet e qeverisë që do të drejtoj dhe do të punoj çdo ditë për të kryer punën," tha Sunaku në një deklaratë. "Unë ju kërkoj mundësinë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve tona."

Suella Braverman, ministrja e Brendshme e Liz Truss-it dhe ish-pretendente për udhëheqje, u bë emri i fundit i profilit të lartë që deklaroi mbështetjen e saj për Sunakun të dielën.
"Nëse duam t'i shërbejmë popullit britanik me sukses, Partia Konservatore ka nevojë për unitet, stabilitet dhe aftësi për të zgjidhur sfidat me të cilat përballemi," shkroi Braverman në një artikull në Daily Telegraph duke deklaruar pozicionin e saj. "Kjo është arsyeja pse unë jam krenare që mbështes Rishi Sunakun për t'u bërë udhëheqësi dhe kryeministri ynë."
Bravermani u bashkohet disa anëtarëve të tjerë të shquar të krahut të djathtë të partisë dhe ose të krahut të fortë të Brexit-it, të cilët tani mbështesin Sunakun, si ish-negociatori i Brexit-it, David Frost dhe ish-shefi i Grupit Kërkimor Europian, Steve Baker, të cilët dikur ishin aleatë të Johnson-it.
Rreth 24 ligjvënës kanë premtuar publikisht mbështetjen e tyre për Mordaunt, kurse për Johnsoni flitej se kishte mbështetjen e rreth 50 personave. 357 ligjvënës konservatorë të Britanisë nuk kanë thënë ende se kë do të mbështesin. Ndërkohë, opozita kryesore laburiste bën thirrje për zgjedhje të përgjithshme. "Vendi duhet të heqë qafe këtë kaos," tha lideri laburist Keir Starmer për "BBC"./DW
Pyetja pse Rusia pushtoi Ukrainën, është lënë në harresë n...
Ministri rus i mbrojtjes aludoi të dielën se Ukraina po pë...
Presidenti Joe Biden tha me shaka se e ka të vështirë ...
Kur amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit në 8 në...
Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serb...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk...
Një avion ushtarak rus është përplasur për një ndërtese ba...
Një foshnjë 16-muajshe vdiq pasi u sulmua nga një gjirafë ...
Hanna, me profesion mjeke, iu bashkua një brigade të këmbëso...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kërkesa që njo...
Një grup militant palestinez e ka akuzuar Izraelin për vra...
Irani ka premtuar se do t’i japë Rusisë raketa tokë-tokë s...
Të premten e shkuar Lola u gjet e vrarë brutalisht në obor...
Nëse do t'u besosh mediave të kontrolluara në Serbi, atëhe...
Qytetarët në Slloveni më 23 tetor votojnë në zgjedhjet pre...
Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka promovuar aleatët e tij...
Mobilizimi i pjesshëm ushtarak i shpallur nga Kremlini mua...
Vladyslav Yesypenko, një gazetar ukrainas i Radios Evr...
Gara për të zëvendësuar Liz Truss, në detyrën e kryemi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...