web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rëndohet bilanci i viktimave nga rrëzimi i avionit në Korenë e Jugut

29 Dhjetor 2024, 10:56, Kosova & Bota CNA

Rëndohet bilanci i viktimave nga rrëzimi i avionit në Korenë

Është thelluar bilanci i viktimave nga rrëzimi i avionit në aeroportin e Koresë së Jugut.

Sipas raportimeve në mediat e huaja thuhet se numri i viktimave ka shkuar deri në 176.

Avioni i cili u përplas mbante 181 persona në bord, duke përfshirë 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Dy persona, të dy anëtarë të ekuipazhit, u shpëtuan nga rrënojat dhe u dërguan në spital. Deri më tani, autoritetet kanë identifikuar 22 viktima, raporton agjencia e lajmeve Yonhap./ CNA

 





Lajmet e fundit nga