Kush do të paguajë për rindërtimin e Gazës?
Pavarësisht se luftimet, vdekja dhe shkatërrimi vazhdojnë,...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar për “probleme” të paspecifikuara me Finlandën, dhe ka thënë se ka urdhëruar krijimin e një distrikti të ri ushtarak në rajonet kufitare me shtetin nordik.
Komentet e bëra në një intervistë që pritet të publikohet të dielën, vijnë teksa rriten tensionet mes dy vendeve fqinje, si rezultat i luftës së nisur të Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, dhe vendimit të shpejtë të Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s.
Javëve të fundit, Finlanda i ka mbyllur tërësisht kufijtë me Rusinë, për shkak të rrijtjes së numrit të migrantëve, kryesisht prej Lindjes së Mesme, me kërkesa për azil.
Numri në rritje i migrantëve të mbledhur në pikat kufitare i ka forcuar bindjet e Finlandës që autoritetet ruse po tentojnë t’i shtyjnë migrantët për të udhëtuar drejt Finlandës, me qëllim të destabilizimit të shtetit.
Finlanda i ka hapur për pak dy pika kufitare më herët gjatë kësaj jave, mirëpo më pas i ka mbyllur ato.
“Ne kemi dëshmi që tregojnë se për dallim nga e kaluara, autoritetet kufitare ruse, jo vetëm që po i lejojnë njerëzit pa dokumente që të nisen drejt kufirit finlandez, por edhe janë duke iu ndihmuar vazhdimisht”, ka thënë ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen.
Finlanda ka hequr dorë nga politika e saj e neutralitetit, pak pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe këtë vit është bërë anëtarja e 31-të e NATO-s.
Prej atëherë, Finlanda e ka rritur numrin e njësiteve ushtarake në misione trajnime, dhe u ka lejuar aeroplanëve të NATO-s që të patrullojnë zonën ajrore, veprim që e ka zemëruar Rusinë.
Në disa pjesë të intervistës për televizionin shtetëror rus, Putin deklaron rrejshëm se Perëndimi e ka tërhequr Finlandën në NATO.
Në fakt, popullsia finlandeze e ka rritur interesimin për NATO, qysh prej nisjes së luftës në Ukrainë.
Ai ka thënë se do ta riaktivizojë distriktin ushtarak Leningrad, hap administrativ që mund të rezultojë me rritje të numrit të ushtarëve në rajonet lindore me Finlandën.
“A kemi pasur ndonjë kontest me ta? Të gjitha kontestet, përfshirë ato territoriale, prej mesit të shekullit 20, janë zgjidhur”, ka thënë Putin.
“Nuk kemi probleme këtu. Tani do të ketë, sepse do të krijohet distrikti ushtarak Leningrad, dhe do të koncentrohen disa njësite ushtarake atje”.
Zyrtarët finlandezë nuk i kanë komentuar këto deklarata.
Putin është pyetur edhe për deklaratat e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka pretenduar këtë muaj se Rusia do të sulmojë një shtet të NATO-s, nëse e fiton luftën në Ukrainë.
“Është krejtësisht pa asnjë kuptim, dhe besoj se presidenti Biden e kupton këtë”, ka thënë Putin.
“Rusia nuk ka arsye, as interes, as interes gjeopolitik, as ekonomik, politik, dhe as ushtarak, të luftojë me shtetet e NATO-s”, ka thënë ai.
Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Pavarësisht se luftimet, vdekja dhe shkatërrimi vazhdojnë,...
Më shumë se 60 emigrantë besohet se janë mbytur në një bar...
Serbia po mban të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parla...
Në konferencën për shtyp në Tel Aviv, kryeministri i I...
Tronditet Izraeli pas vrasjes gabimisht të tre pengjev...
Të premten ishte afati i fundit për banorët serbë në v...
Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Sabah ka nd...
Hungaria do të përdorë veton kur të propozohet hyrja e...
Lideri i Kuvajtit, sheiku Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-S...
15 dhjetori ishte vendosur si dita e fundit e një afati të...
Një letër e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në...
Është një humbje për të, por BRICS (Brazili, Rusia, In...
Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka publikuar foto...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius është sh...
Qeveria e Gjermanisë ka vonuar planet e saj për të futur s...
Këtë vit mëshumë të rinj kanë nënshkruar kontrata kual...
Juglindja është zbardhur nga dëbora. Në fshatin Dardh...
Policia shtetërore e Bosnjës arrestoi të premten shtatë is...
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Biden,...
71% e punëtorëve dhe menaxherëve besojnë se pasditja e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...