BE-ja mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për targat
Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e Kosovës dhe...

Megjithë faktin që qeveria gjermane ka bërë lëshime, shoqatat e fermerëve kanë paralajmëruar për nesër fillimin e protestave të mëdha në të gjithë Gjermaninë. Protestat do të zgjasin një javë, ndërsa manifestimi qendror do të mbahet me 15 janar. Autoritetet llogarisin me pengesa të mëdha në rrugë dhe me bllokada të rrugëve e autostradave, si dhe pengesa të shumta në institucione të tjera.
Ministri i Financave dhe kreu i FDP, Christian Lindner kritikoi protestat e paralajmëruara. Partitë e Unionit, nga ana tjetër, mbështesin fermerët. Autoritetet federale i frikësohen radikalizimit dhe infiltrimit të qarqeve ekstremiste në protesta.

Autoritetet policore në mbarë vendin presin bllokime rrugore dhe veprime të mëtejshme me traktorë dhe pajisje të tjera bujqësore. Priten edhe bllokada "në shumicën e hyrjeve të autostradave". "Për të siguruar furnizime për popullatën", autoritetet lejuan transportin e mallrave në distanca të gjata edhe të dielën, që zakonisht nuk lejohet. Sindikata e policisë ka frikë se policia do të mbingarkohet. "Shumë veprime jo vetëm që shkojnë shumë përtej këndvështrimit ligjor, por paraqesin edhe rrezik trafiku dhe një kërcënim për sigurinë dhe rendin publik," shpjegoi anëtari i sindikatës së policisë Thorsten Grimm. Këto bllokada mund të pengojnë shumë punonjës të shkojnë në vendet e punës. E në disa vende është paralajmëruar edhe mbyllja e shkollave dhe disa institucioneve të tjera.
Shoqata Gjermane e Fermerëve (DBV) ka bërë thirrje për një javë protesta mbarëkombëtare kundër politikave të qeverisë federale. Zemërimi i fermerëve u ndez nga shkurtimet e planifikuara të subvencioneve në vazhdën e krizës buxhetore. Qeveria federale tani i ka tërhequr kryesisht planet, por DBV nuk ka hequr dorë nga protestat.

Protestave pritet t'u bashkohen edhe sektorë të tjerë, si shoqatat e peshkimit dhe disa shoqata të hoteleve dhe restoranteve. Gastronomët janë kundër rikthimit të taksave në vlerë të shtuar nga 7 në 19 %, sa ka qenë para pandemisë corona. Ka dhe paralajmërime që protestave t'u bashkangjiten edhe shoferët e kamionëve e madje edhe punonjësit në hekurudha, por akoma nuk ka ndonjë vendim konkret. Autoritetet kanë frikë se protestat mund të keqpërdoren nga qarqet ekstremiste.
Para dy ditësh një grup ekstremistësh në radhët e protestuesve kanë sulmuar edhe një anije ku ishte ministri i Ekonomisë Robert Habeck. Ai nuk është dëmtuar, por ky sulm ka treguar se qarqet djathtiste do të përpiqen ta shfrytëzojnë pakënaqësinë për qëllime politike. Përfaqësuesit e shoqatave të fermerëve janë distancuar nga këto sulme dhe kanë bërë thirrje që në protesta të mos marrin pjesë qarqet ekstremiste politike. Të dhjathtët dhe grupet e tjera radikale nuk i duam në protestat tona, deklario kryetari i Shoqatës së Fermerëve Joachim Rukwied./ DW
Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e Kosovës dhe...
Miliona të krishterë ortodoksë morën pjesë në meshat e mba...
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit grek Kyriakos M...
Ushtria ruse është në rrugën e humbjes së 500,000 pers...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e filloi...
Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës. Tashmë ata mund t...
Ushtria e Koresë së Veriut ka gjuajtur mbi 60 predha t...
Glynn Simmons hodhi një vështrim të gjatë nga dritarja...
Presidenti Joe Biden akuzoi të premten rivalin e tij t...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJ...
Sulmet me bombë në jug të Iranit, përgjegjësinë për të...
Rusia ka filluar të lëvizë disa banorë nga qyteti i Be...
Vendet evropiane janë destinacione të njohura për punë...
Mbi 36 avionë kanë qenë duke fluturuar në hapësirën aj...
Aktori amerikan me origjinë gjermane, Christian Oliver...
Kohët e fundit, Rusia e ka sulmuar Ukrainën me disa ra...
Gjykata e Lartë tha të premten se do të përcaktojë nës...
Një gjykatë turke mori vendim të premten për t’i arres...
Një aeroplan pasagjerësh humbi disa pjesë në ajër, duke u ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...