Nis numërimi mbrapsht/ Çfarë mund të ndodhë me postin e presidentit në Kosovë?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka thënë hapur se s...

Në kuadër të rastit për “turistët snajperistë”, të cilët dyshohet se paguanin për të vrarë njerëz gjatë rrethimit të Sarajevës nga viti 1992 deri më 1995, përfshirë gra dhe fëmijë, po hetohet edhe një shtetas italian, 80 vjeç.
Mediat italiane raportuan për këtë rast, duke thënë se kanë marrë informacione nga burime nga sektori i drejtësisë.
Të dyshuarit, një ish-shofer kamioni 80-vjeçar nga provinca e Pordenones, emri i të cilit nuk është bërë publik, i është dorëzuar një ftesë për marrje në pyetje, e cila është caktuar për të hënën, më 9 shkurt, thanë burimet, transmeton "Reuters".
Prokurorët në Milano nuk kanë treguar nëse ai dyshohet për kryerje të drejtpërdrejtë të vrasjeve apo për ndihmë në transport dhe logjistikë për klientët.
Burri, i cili punonte në një kompani të përpunimit të metaleve, është nën hetim sepse, siç thuhet, në vitet ’90 fliste se shkonte në misione të tilla në ish-Jugosllavi, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Prokuroria në Milano, e cila e ka thirrur për t’u marrë në pyetje, e akuzon se “në bashkëpunim me persona të tjerë, për momentin të panjohur”, ka zbatuar “një plan të përbashkët kriminal, duke shkaktuar vdekjen e civilëve të paarmatosur, përfshirë gra, të moshuar dhe fëmijë, duke qëlluar me snajper nga kodrat që rrethojnë qytetin e Sarajevës midis viteve 1992 dhe 1995”.
Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një burrë me bindje të skajshme të djathta, i cili deklarohet hapur si fashist, vesh këmishë të zezë dhe posedon armë.
Hetimin për të huaj të dyshuar se kanë qëlluar, duke paguar para, nga pozicionet e forcave serbe përreth Sarajevës, Prokuroria e Milanos e ka nisur disa muaj më parë.
Kallëzimin për “turistët snajperistë” e ka paraqitur shkrimtari dhe gazetari Ezio Gavazzeni, bazuar në dëshmitë e ish-agjentit të shërbimit sekret boshnjak, Edin Subashiq. Ai ka zbuluar se gjatë luftës shërbimet informative të vendit të tij i kishin dorëzuar shërbimit italian SISMI informacione për snajperistë që nga Trieste udhëtonin drejt ish-Jugosllavisë për të marrë pjesë si “turistë snajperistë”, si dhe se SISMI i kishte ndalur këto ekspedita, duke identifikuar autorët.
Nuk dihet pse që atëherë nuk është hapur hetim dhe nuk janë ndjekur penalisht organizatorët dhe pjesëmarrësit e udhëtimeve të tilla.
Gavazzeni po shkruan një libër për të gjitha këto, i cili, sipas njoftimeve të mëhershme, pritet të botohet gjatë muajit shkurt.
Ai ka thënë gjithashtu se frymëzimin për të hetuar këto akuza e mori pasi në vitin 2022 kishte parë dokumentarin “Sarajevo Safari” të regjisorit slloven Miran Zhupaniq.
Gavazzeni në kallëzim ka deklaruar se të huaj të pasur paguanin shuma të mëdha parash për të marrë pjesë. Ai është shprehu se italianët takoheshin në Trieste para se të udhëtonin drejt Beogradit, ku ushtarë të serbëve të Bosnjës i shoqëronin deri në kodrat me pamje nga Sarajeva.
Vëmendjen e hetuesve ndaj 80-vjeçarit nga San Vito al Tagliamento e ka tërhequr dëshmia e një gruaje, e cila, pas zbulimeve të para për “turizmin e vdekjes” në vitet 1990, kishte mbërritur në një televizion lokal në Veneto. Hetuesit aktualisht po punojnë të paktën edhe me një emër tjetër, shkruan Corriere della Sera.
Në dosje ndodhen edhe kallëzimet penale të ish-kryetares së Sarajevës, Benjamina Kariq, si dhe dëshmia e një të burgosuri serb, të kapur nga forcat boshnjake, i cili kishte folur për italianë që vinin nga Milano, Torino dhe Trieste.
Gjatë gati katër vjetëve të rrethimit të Sarajevës, nga forcat e Ushtrisë të Republikës Sërpska, sipas të dhënave të shoqatave të viktimave dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, çdo i dhjeti fëmijë nga më shumë se 1.600 të vrarë në qytet ishte goditur nga plumbat e snajperëve. Mbi 14.000 fëmijë janë plagosur.
Rrethimi i Sarajevës zgjati 1.425 ditë. Sulmet ndaj civilëve nga pozicionet e Ushtrisë të Republikës Sërpska sipas vendimeve të Gjykatës në Hagë, ndodhnin kudo dhe në çdo kohë, ditë e natë.
Me vendim të formës së prerë, për rrethimin e Sarajevës, para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë, Stanisllav Galliq është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Dragomir Millosheviq është dënuar me 29 vjet burgim. Të dy ishin komandantë të dikurshëm të Korpusit Sarajevsko-Romani, i cili mbajti Sarajevën nën rrethim për 44 muaj.
Një pjesë e dënimeve me burgim të përjetshëm për Radovan Karaxhiq, ish-presidentin e Republikës Sërpska, dhe Ratko Mlladiqin, komandantin e ushtrisë së RS-së, dënim që lidhet pikërisht me terrorizimin e popullsisë civile të Sarajevës.
Para drejtësisë vendëse, për krime në pjesët e rrethuara të qytetit të Sarajevës, deri tani janë ndjekur penalisht disa persona.
Megjithatë, deri tani asnjë snajperist nuk është gjykuar për vrasjet e civilëve, veçanërisht të fëmijëve në Sarajevë./REL
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka thënë hapur se s...
Ukraina dhe Rusia kanë përfunduar ditën e dytë të negociat...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar një fond pr...
Ukraina dhe Rusia kanë filluar sot ditën e dytë të bisedim...
I dërguari i BE-së për sanksionet, David O’Sullivan, tha s...
Autori i atentatit ndaj presidentit amerikan Donald Trump ...
Pavarësisht kërcënimeve reciproke bisedimet ndërmjet Teher...
Autoriteti i Imigracionit (ICE) dhe agjencia e mbrojtjes s...
Popullsia gjermane është mbi mesataren e moshës, dhe sigur...
Të paktën 17 të burgosur politikë u liruan të mërkurën si ...
I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, deklaroi se rre...
Më shumë se 160 persona janë vrarë në dy fshatra në Nigeri...
Disa të shtëna më armë zjarri në rrugën Gjilan-Kamenicë ka...
Presidenti amerikan, Donald Trump, bëri një paralajmërim t...
Autoritetet në Qipro njoftuan se trupi i gjetur janar në n...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov akuzoi këtë të mërku...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e p...
Dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-...
Spanja ka propozuar ndalimin e përdorimit të mediave socia...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...