52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Partia për Veprim Demokratik, e udhëhequr në Preshevë nga Ardita Sinani, ka fituar më së shumti mandate në kuvendin komunal të Preshevës, në zgjedhjet e përsëritura lokale, të mbajtura edhe në jug të Serbisë - me shumicë shqiptare - më 2 qershor.
Sinani është këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Preshevë, Alban Mehmeti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se partia e udhëhequr prej Sinanit do t’i ketë 11 ulëse në Kuvendin komunal.
Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit, dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve, në krye me Ragmi Mustafën, kanë fituar nga tetë ulëse.
Lëvizja për Reforma e Sami Salihut i ka fituar gjashtë ulëse.
Aleanca për Luginën, e udhëhequr prej Armend Aliut dhe Ilir Sadriut i ka fituar tre ulëse.
Unioni Demokratik i Shqiptarëve, në krye me Naser Azirin, e ka fituar një ulëse, sikurse lista "Aleksandër Vuçiç-Presheva Nesër? ", e lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS).
Para zgjedhjeve, komuna e Preshevës është administruar prej një Autoriteti të Përkohshëm, të emëruar nga Qeveria e Serbisë.
Komuna e Preshevës i ka mbi 33.000 banorë dhe 61.000 të shqiptarëve të regjistruar në Serbi, në regjistrimin e fundit të popullsisë, jetojnë aty.
Shqiptarë ka edhe në Bujanoc dhe Medvegjë, dy komunat tjera në jug të Serbisë, të banuara nga shqiptarët.
Tri komunat në atë pjesë përbëjnë të ashtuquajturën Luginë të Preshevës.
Në zgjedhjet lokale në Bujanoc, kandidati i Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi, këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, ka fituar më së paku vota prej të gjitha partive shqiptare që kanë marrë pjesë në zgjedhje.
Fronti për Ndryshim ka fituar më së shumti vota në atë komunë – 19.17 për qind - sipas të dhënave të zyrtarit të Komisionit komunal Zgjedhor, Fejzi Beqiri.
Në vendin e dytë është renditur Lëvizja për Përparim Demokratik, me 17.53 për qind të votave.
Në zgjedhjet e kaluara, kjo lëvizje e pati formuar një koalicion qeverisës bashkë me Partinë Demokratike dhe Partinë për Veprim Demokratik.
Partia Demokratike i ka fituar 13.53 për qind të votave, ndërsa Partia për Veprim Demokratik, e mbështetur prej kryeministrit të Kosovës, Kurtit, i ka fituar 11.59 për qind të votave.
Ndonëse partitë shqiptare kanë garuar me gjashtë lista zgjedhore në Preshevë dhe katër në Bujanoc, kryeministri Kurti i ka mbështetur vetëm kandidatët e Partisë për Veprim Demokratik – Ardita Sinanin në Preshevë dhe Ragmi Mustafin në Bujanoc, dhe u ka bërë thirrje votuesve që të votojnë për ta.
Në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të mbajtura të dhjetor të vitit të kaluar, Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, e kanë përkrahur Shaip Kamberin – kandidatin e Partisë për Veprim Demokratik, për të fituar ulëse në Kuvendin e Serbisë.
Aktualisht Kamberi është shqiptari i vetëm në atë institucion.
Asnjë minoritet në Serbi nuk ka ulëse të garantuara në Kuvend, mirëpo pragu i kalueshmërisë për ta është më i ulët, çka u mundëson fitoren më lehtë.
Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë, shqiptarët janë minoriteti i katërt më i madh në Serbi.
Në komunën e Medvegjës, të tretën në jug të Serbisë, sa i përket përqindjes së popullsisë shqiptare, zjgedhjet lokale janë mbajtur më 17 dhjetor 2023.
Vetëm dy parti kanë marrë pjesë në zgjedhje, SNS dhe Partia Demokratike për Medvegjën.
SNS-ja e ka fituar shumicën e votave në atë komunë dhe qeveris e vetme./ REL
Rezultatet paraprake zyrtare të votimit publikuar herët të...
Më shumë se 50 njerëz vdiqën në Indi gjatë tri ditëve të f...
Nikos Michaloliakos është arrestuar mesditën e së hënës, p...
Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Serbi duke...
Claudia Sheinbaum pritet të bëhet presidentja e parë grua ...
Kina ka akuzuar Shërbimin e Inteligjencës Sekrete të Mbret...
Kandidatët për president Joe Biden dhe Donald Trump kanë q...
Partia Përparimtare serbe e presidentit të Serbisë Aleksan...
Serbia mbajti zgjedhje lokale në Beograd dhe në 88 qytete ...
Rajoni Svalbard i Norvegjisë është një zonë e lirë pa viza...
Zyrtarë amerikanë dhe kinezë të mbrojtjes ofruan qëndrime ...
Vendimi i NATO-s së voni për ta përforcuar kufirin e vet l...
Partitë e Frontit Evropian, që udhëhiqen nga Bashkimi Demo...
Ish presidenti iranian i vijës së ashpër, Mahmud Ahmadinex...
Një ndihmës i kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu...
Një lojë virale në rrjetin social “TikTok” që po rrezikon ...
Kina ka njoftuar se misioni i saj pa ekuipazh u ul me ...
Shi, shi dhe vetëm shi në Gjermani në javët e fundit. Ende...
Qytetarët serbë po votojnë më 2 qershor në zgjedhjet lokal...
Motrat supermodele Bella dhe Gigi Hadid dhurojnë 1 mil...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...