“Çmendet” babai/ Bën për spital të bijën
Një 25-vjeçare në Greqi, akuzon babain e saj se e ka d...

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u shfaq me një gjuhë më të ashpër ndaj Rusisë të mërkurën pasi vizitoi trupat franceze dhe ato aleate në një bazë të NATO-s në Rumani, në përpjekje për të ulur shqetësimet në Ukrainë dhe midis disa aleatëve evropianë për qëndrimin e tij të mëhershëm ndaj Moskës.
Presidenti Macron arriti në Rumani në kuadër të një udhëtimi treditësh në krahun jugor të NATO-s, përfshirë Moldavinë, përpara një vizite të mundshme në Kiev të enjten bashkë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin italian Mario Draghi dhe presidentin rumun Klaus Iohannis, thanë dy burime diplomatike.
Vizita simbolike do t'i paraprinte rekomandimit të Komisionit Evropian për statusin e Ukrainës si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një synim për të cilin vendet më të mëdha evropiane kanë qenë të vakët dhe që do të diskutohet në një takim të udhëheqësve të bllokut me 23 dhe 24 qershor.
"Jemi në një pikë kur ne, evropianët, duhet t'u dërgojmë sinjale të qarta politike Ukrainës dhe popullit të saj ndërsa ajo po reziston heroikisht", tha presidenti Macron, pa dhënë hollësi.
Udhëheqësi francez është kritikuar nga Ukraina dhe aleatët e Evropës Lindore për atë që ata e shohin si mbështetjen e tij të paqartë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
Zyrtarët francezë ditët e fundit janë vënë në përpjekje për të forcuar mesazhet publike, ndërsa presidenti Macron u duk me një qëndrim më të ashpër të martën në mbrëmje kur ishte me trupat e tij.
"Ne do të bëjmë gjithçka për të ndaluar forcat ruse, për të ndihmuar ukrainasit dhe ushtrinë e tyre dhe të vazhdojmë të negociojmë", u tha ai trupave franceze dhe atyre të NATO-s në një bazë ushtarake në Rumani.
Macron në javët e fundit ka theksuar disa herë se ështe jetike që Rusia të mos "poshtërohej", në mënyrë që të mund të gjendej një zgjidhje diplomatike kur të mbaronin luftimet dhe ai ka vazhduar të mbajë hapur kanalet e komunikimit me Kremlinin, duke inatosur aleatët e vijës më të ashpër.
Duke folur së bashku me presidentin rumun Iohannis, presidenti Macron i minimizoi ato komente, por këmbënguli se Ukraina, e cila shpreson se do të fitojë luftën, përfundimisht do të duhet të negociojë me Rusinë.
"Ne ndajmë një kontinent. Gjeografia është kokëfortë dhe në fund të fundit, Rusia është aty. Ishte dje, është aty sot dhe do të jetë aty nesër", u tha ai gazetarëve.
Franca drejton një grup të NATO-s në Rumani prej rreth 800 trupash, duke përfshirë 500 trupa franceze së bashku me trupa të tjerë nga Holanda dhe Belgjika. Parisi ka vendosur gjithashtu një sistem raketash tokë-ajër.
Vëmendja mund të mund të përqendrohet në Kiev të enjten, ndërsa burime diplomatike thonë se udhëheqësit evropianë mund të shkojnë në kryeqytetin e Ukrainës.
Presidenti Macron nuk pranoi të komentojë mbi "çështjet logjistike", por tha se është e rëndësishme të zhvillohen bisedime të reja me Ukrainën për çështjet ushtarake, financiare dhe çështjet që lidhen me eksportimin e drithërave nga ky vend.
Presidenti Iohannis i Rumanisë tha se mbështetja duhet të përfshijë ofrimin e statusit të kandidatit për Ukrainën.
“Për mendimin tim, statusi i kandidatit duhet të jepet sa më shpejt që të jetë e mundur. Është një zgjidhje korrekte nga pikëpamja morale, ekonomike dhe e sigurisë”, tha presidenti Iohannis, duke shtuar se ka pasur përpjekje për të gjetur një zgjidhje të mundshme për të tejkaluar dallimet midis fuqive evropiane rreth kësaj çështjeje./ VOA
Një 25-vjeçare në Greqi, akuzon babain e saj se e ka d...
Zvicra mbylli hapësirën e saj ajrore të mërkurën pas n...
Gjermania ka premtuar ta furnizojë Ukrainën me armë të...
Rusia thotë se do të krijojë një korridor humanitar pë...
Presidenti Joe Biden konfirmoi të martën se do të vizi...
Papa Françesku ka reaguar sërish kundër luftës së Rusi...
Me 68 vota pro, asnjë votë kundër dhe gjashtë abstenim...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha gj...
Këto ditë ka shumë njoftime për vende të lira pune në faqet ...
Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Europian, ...
Është gjetur trupi i pajetë i Elena del Pozzo, vajzës 5-vj...
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolt...
Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier akuzon ish-...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme...
Izraeli u ka bërë thirrje shtetasve të tij, të hënën, ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serb...
Amnesty International akuzoi të hënën Rusinë për krime...
Kryqi i Kuq thotë se lufta në Ukrainë po detyron milio...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se forca...
Gjykatat londineze po shqyrtojnë dy sfida ligjore të m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...