Bruksel: Nis procesi i shqyrtimit të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut
Procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit të Maqedon...

Në vazhdimësinë e aksionit “Brezovica” i cili ishte i gjashti me radhë, të mërkurën u prangosën shtatë persona, në mesin e tyre tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Shtatë të dyshuarit do të dalin sot në orën 11:00 para Gjykatës Themelore të Ferizajt, ka konfirmuar prokurori i rastit Rasim Maloku. Aty pritet të bëhet caktimi i masës së paraburgimit. Prokurori i rastit, Rasim Maloku, tha se një person nuk është hasur në shtëpinë e tij ku sipas familjarëve ai ka udhëtuar jashtë vendit.
Të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”, ka njoftuar prokuroria.
Gjithashtu, prokuroria ka dhënë detaje se çka është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit tek personat e dyshuar, në cilësinë e provave materiale, shkruan gazeta ekspres.
“Gjatë kontrollit te i dyshuari B.L., janë gjetur dhe sekuestruar: Çertifikatë e pronësisë (10 fletë), Skicë (1 fletë) dhe Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.
Gjatë kontrollit te i dyshuari Sh.Sh., janë gjetur dhe sekuestruar: Dy telefona Samsung, Një Loptop HP, Si dhe dokumente të ndryshme.
Gjatë kontrollit te i dyshuari G.B., janë gjetur dhe sekuestruar: Një telefon Samsung me dy kartela sim card, Një hard disk USB 2.0 me mbishkrim SATA, Një hard disk Apacer, Një kompjuter laptop i markës Lenovo, Një kompjuter laptop i markës Dell, Një kompjuter laptop i markës Acer.
Gjatë kontrollit te i dyshuari B.G., janë gjetur dhe sekuestruar: Një revole me nr serik 54A 040356, 9 fishekë te cal. 45 mm, Dy karikator te revoles, Nje kallf i revoles, Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., është gjetur dhe sekuestruar, Një telefon IPHONE7, ngjyrë e zezë.
Gjatë kontrollit te i dyshuari L.V., janë gjetur dhe sekuestruar: Telefon Iphone 13, ngjyrë Hiri, Laptop “Apple”, Dokumente, Certifikata Kadastra 3 faqe, Kopje Plani 20 faqe, Kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe, Kontarta Trojeve, 30 faqe, Kontrata Fasikell e Kuqe 16 faqe, Mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica, 3 Vula, USB dhe një Sd Card, Vetura Mercedes G class, ngjyre e zezë.
Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë “Zervena Zasatava me nr serik 1947, Nje karikator dhe 7 fishekë te cal. 7.62 mm, Një veture Toyota, Një veturë “Mercedes G class”,Nje telefon Iphone 13 pro , Tri kartela bankare, Dokumente te ndryshme.
Gjatë realizimit të kontrollit te i dyshuari G.S., në 2 (dy) lokacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto deshmi: Një veturë Mercedes Benz S500, Një veturë Toyota Land Cruiser, Një Librezë e veturës, Një Librezë e veturës , Një Telefon Iphone 12 Mini, Një shtëpizë e kompjuterit HP, ngjyre e zezë.
Ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve G.S., dhe S.S., gjatë kontrollit në cilesinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar deshmitë: Veturë Mercedes AMG, Një librezë e veturës, Kontratë mbi shitblerjen e veturës LAND ROVER, çelës ngjyrë e zezë me te bronztë për ndezjen e automjetit Mercedes”, ka njoftuar prokuroria.
Aksioni “Brezovica” ka nisur në dhjetor të vitit 2021, në njërin nga këto aksione ishte arrestuar edhe ish-kryetarit të Shtërpcës Bratisllav Nikoliq. Sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Nikoliq dyshohej se kishte pranuar ryshfet dhe dhurata me qëllim të lëshimit të lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në vikend-zonën e Brezovicës.
Prokurori Rasim Maloku kishte deklaruar se dyshohej që ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, ka përfituar mbi 1 milion euro jashtëligjshëm.
Gjatë realizomit të këtyre aksioneve bastisje ka pasur edhe në Ministrinë e Mjedisiti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Disa ditë më parë Prokuroria informonte se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensisë Kadastrale të Kosovës, vazhdonte operacioni për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.
“Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhej në njoftimet e njëpasnjëshme të prokurorisë.
Numri i personave të arrestuar në aksionet e ndara në rastin “Brezovica” ka shkuar në dhjetëra të arrestuar si dhe janë sekuestruar gjëra me vlerë prej qindra mijëra eurosh.
Procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit të Maqedon...
Rusia duhet të përballet “vetëm me ndëshkim” për shkak të ...
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, tha n...
Ka shumë të ngjarë që të gjithë ta kujtojmë 24 shkurtin si...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën s...
Kryetar i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e ...
Presidenti i Iranit tha se shteti i tij është serioz s...
Ambasadorja amerikane në Kiev, Bridget Brink tha sot s...
Sot Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një deklara...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë deklar...
Hetuesit gjermanë kanë bastisur pronat e një oligarku ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, po ndërmerr hapa për t...
Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur i groposur në ...
Shkurtimi i furnizimit me gaz natyror nga Rusia për ve...
Në Kosovë është zhvilluar një aksion i madh nga Njësia...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të shtetëzojë kompa...
Ëmbëlsirat me kanabis të paketuara si Haribo dhe Skitt...
Rusia njoftoi për planet e separatistëve në Ukrainë për të...
Presidenti Joe Biden do t'i drejtohet Asamblesë së Përgjit...
Bota është në "rrezik të madh dhe e paralizuar" paralajmër...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...