FOTOT-Spektakël fishekzjarrësh në Hong Kong/ Festohet Viti i Ri 2024
Hong Kongu ka mirëpritur vitin e ri 2024. Dhjetëra mijëra...

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të shtunën se lufta e vendit të tij ndaj Hamasit në Rripin e Gazës do të vazhdojë edhe për “shumë muaj të tjerë”, duke i shpërfillur thirrjet e vazhdueshme ndërkombëtare për armëpushim, pas numrit të madh të civilëve të vrarë, urisë dhe shkatërrimit masiv në enklavën e rrethuar palestineze.
Netanyahu e falënderoi administratën e presidentit Joe Biden për mbështetjen e vazhdueshme, përfshirë për vendimin për t’i shitur urgjentisht armë ushtrisë izraelite, për herë të dytë këtë muaj, si dhe për parandalimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte armëpushim të menjëhershëm.
Izraeli argumenton se përfundimi i luftës tani do të nënkuptonte fitore për Hamasin – grupin radikal palestinez të shpallur oganizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ky qëndrim mbështetet edhe nga administrata Biden, e cila, në të njëjtën kohë, i bën thirrje Izraelit të bëjë më shumë për ta shmangur vrasjen e civilëve.
Në luftimet e reja në fundjavë, avionët luftarakë të Izraelit bombarduan kampet e refugjatëve në Nuseirat dhe Burei në qendër të Gazës, ndërsa këmbësoria e fut më thellë brenda qytetit jugor, Kan Jounis.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gazë tha të shtunën se më shumë se 21.600 palestinezë janë vrarë nga ofensiva e paparë ajrore dhe tokësore të Izraelit prej se ajo nisi më 7 tetor, kur Hamasi e sulmoi Izraelin jugor. Sipas saj, vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 165 palestinezë. Ndërkohë, 170 ushtarë izraelitë janë vrarë deri tani në luftime në Gazë, sipas ushtrisë izraelite.
Lufta i ka zhvendosur mbi 85 për qind të 2.3 milionë banorëve t ë Gazës, dhe e ka shkatërruar shumicën e territorit.
Departamenti i Shtetit tha të premten se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e njoftoi Kongresin se e ka aprovuar shitjen e pajisjeve ushtarake në vlerë 147.5 milionë dollarë. Kjo është hera e dytë këtë muaj që administrata Biden e shmang Kongresin për t’i shitur armë Izraelit urgjentisht.
Më shumë se 120 pengje janë duke u mbajtur në Gazë, pasi pjesëtarët e Hamasit i rrëmbyen më shumë se 240 njerëz gjatë sulmit të 7 tetorit, kur i vranë mbi 1.200 njerëz, kryesisht civilë, në Izrael./ Rel
Hong Kongu ka mirëpritur vitin e ri 2024. Dhjetëra mijëra...
Spektakël fishekzjarrësh në portin e Sydneit në Australi. ...
Festa e Krishtlindjes është familjare dhe e qetë, ndër...
Venecia do të ndalojë altoparlantët dhe grupet turisti...
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Ozkan Ulutas ka ...
Rusia e ka bombarduar ashpër qytetin verilindor të Ukr...
Viti i ri 2024 ka mbërritur në Zelandën e Re. Ashtu si ësh...
Vitet e fundit, veçanërisht pas pandemisë COVID-19 dhe bll...
Rreth 90,000 oficerë policie do të mobilizohen në të g...
E hëna, 1 janari 2024, është një ditë historike për qy...
Udhëtimet nga Londra dhe drejt saj u anuluan të shtunë...
Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në...
Zona kufitare midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit duhet të ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një komunik...
Tetë persona mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore...
Mijëra veta protestuan të shtunën në Beograd me kërkesën p...
Izraeli vazhdoi edhe këtë të shtunë sulmet ajrore dhe me a...
Dhjetë persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe 45 të...
Organi zgjedhor i Pakistanit nuk e ka lejuar kandidimi...
Buldozerët ndërtuan pengesa gjigante rëre të premten për t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...