Përshkallëzimi i tensioneve me SHBA-në/ Ambasadat e huaja në Venezuelë në gatishmëri
Ambasadat e huaja në Venezuelë kanë rritur gatishmërinë, p...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zekensky, po intensifikon përpjekjet globale për arritjen e një marrëveshjeje të paqes, duke dërguar një ekip negociues në Shtetet e Bashkuara dhe duke planifikuar që vetë të vizitojë Parisin, në kohën kur Qeveria e tij po përballet me një skandal korruptiv dhe Rusia po intensifikon sulmet ajrore.
Zelensky tha se në SHBA është nisur një ekip negociues si pjesë e përpjekjeve për një “paqe të denjë” dhe për përfundimin e luftës në shkallë të plotë të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Ai tha më 29 nëntor se delegacioni do të udhëhiqet nga Rustem Umerov, një ish-ministër i Mbrojtjes, i cili tani është sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës dhe anëtar i ekipit negociator të Kievit.
Një zyrtar i lartë amerikan u tha agjencive të lajmeve se sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, do të udhëtojnë në Florida për t’u takuar me delegacionin ukrainas më 30 nëntor.
Pas takimit në Florida, Witkoff pritet gjithashtu të udhëtojë në Moskë javën e ardhshme, në kuadër të përpjekjeve për të finalizuar propozimin kontrovers amerikan.
Ndërkaq, autoritetet franceze njoftuan se presidenti Emmanuel Macron do të presë Zelenskyn në Paris më 1 dhjetor për të diskutuar “kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Kievi dhe aleatët e tij evropianë – të udhëhequr nga Franca, Britania dhe Gjermania – po synojnë që të hartojnë një plan paqeje alternativ ose të modifikuar, pasi Trump paraqiti një propozim me 28 pika, që kritikët pretendojnë se anon tepër në favor të Rusisë.
Zelensky nuk komentoi mbi vizitën e planifikuar në Paris, por Macron ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Kievit në luftën kundër agresionit rus. Zelensky ishte gjithashtu në Paris më 17 nëntor.
Versioni fillestar me 28 pika pasqyron pozicionet që Rusia ka mbajtur të paktën që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.
Kjo alarmoi zyrtarët ukrainas, dhe raportohet se e zemëroi Zelenskyn, të cilët më pas zhvilluan bisedimet dypalëshe me zyrtarët amerikanë.
Plani “i rafinuar” me 19 pika që doli si rezultat i bisedimeve ende lë disa çështje kyç të hapura, përfshirë fatin e një pjese të rajonit Donjeckut të Ukrainës, të cilin Kremlini është i vendosur ta pushtojë.
Pengesa të tjera përfshijnë këmbënguljen e Kremlinit që Ukrainës t’i ndalohet anëtarësimi në NATO dhe një kufizim të mundshëm sa i përket madhësisë së ushtrisë së Kievit.
Shefi i stafit jep dorëheqje
Aktiviteti diplomatik vjen pas një jave të trazuar që kulmoi me dorëheqjen e Andriy Yermakut, shefit shumë me ndikim të stafit të Zelenskyt, vetëm disa orë pasi Byroja Kundër Korrupsionit e vendit dhe Zyra e Prokurorit kryen kontrolle në zyrën e tij.
Bastisjet ishin pjesë e hetimit të një skandali korrupsioni që lidhet me dyshimet për përvetësimin e dhjetëra milionë dollarëve të destinuar për infrastrukturën e ndjeshme energjetike të Ukrainës.
Disa persona me ndikim dhe të lidhur me Zelenskyn janë implikuar në këtë skemë, megjithëse vetë presidenti nuk është përfshirë drejtpërdrejt.
Yermak nuk është akuzuar drejtpërdrejt për ndonjë shkelje dhe tha gjatë bastisjeve se hetuesve u ishte dhënë “qasje e plotë” në apartamentin e tij, duke shtuar se ai po bashkëpunonte me autoritetet.
“Pa Humbur Asnjë Ditë”
Përpjekjet diplomatike vijnë gjithashtu teksa Rusia ka nisur një seri sulmesh të mëdha ajrore kundër Kievit dhe pjesëve të tjera të Ukrainës, duke ndërprerë energjinë elektrike për qindra mijëra njerëz në të gjithë vendin, ndërsa temperaturat kanë filluar të bien ndjeshëm.
Sulmet vranë të paktën tre persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë, duke e shtyrë Zelenskyn të përsërisë thirrjen e tij për armë shtesë mbrojtëse për të mbrojtur qytetet ukrainase.
“Duhet të punojmë pa humbur asnjë ditë për të siguruar që të ketë mjaftueshëm raketa për sistemet tona të mbrojtjes ajrore dhe që gjithçka e nevojshme për mbrojtjen tonë dhe për presion ndaj Rusisë të jetë në vend”, tha ai.
Ukraina ka goditur objektiva brenda Rusisë që, sipas Kievit, përdoren për të mbështetur përpjekjet e Kremlinit në luftë.
Ushtria ukrainase tha se ka goditur rafinerinë e naftës Afipski në rajonin Krasnodar të Rusisë herët më 29 nëntor, si dhe uzinën e aviacionit ushtarak Beriev në rajonin e Rostovit.
Ndërkohë, burime i thanë Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e lirë se dy cisterna të së ashtuquajturës “flotë në hije” – Kairo dhe Virat – që përdoren nga Rusia për të eksportuar naftë duke shmangur sanksionet perëndimore, u sulmuan me dronë detarë në Detin e Zi.
“Dronët detarë të modernizuar Sea Baby u përdorën me sukses ndaj anijeve”, tha burimi, i cili kërkoi të mos identifikohej pasi nuk ishte i autorizuar që të fliste publikisht për këtë operacion. /REL
Ambasadat e huaja në Venezuelë kanë rritur gatishmërinë, p...
Të paktën katër persona kanë humbur jetën nga të shtënat m...
Një analizë e re duke përdorur të dhëna satelitore prej dy...
Ish-pjesëtarit të UÇK-së shtetasit të Kosovës Avni Qenaj pa ...
Vetëm brenda pak orësh të mërkurën pasdite, ajo që filloi ...
Dronët nënujorë ukrainasë kanë goditur dy anije cisterna q...
Sir Tom Stoppard, një nga dramaturgët më të njohur të Mbre...
Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqit...
Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump njoftoi lançimin e ...
Kryeministri australian Anthony Albanese u martua me partn...
Papa Leo XIV ka vizituar Xhaminë e Sulltan Ahmedit në Stam...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinajt me anë të një postimi në ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se një delega...
Më shumë se 600 mijë banorë në rajonin e Kievit në Ukrainë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një postimi në ...
Të paktën tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë jan...
Shtetet e Bashkuara po ngrinë të gjitha vendimet për azil,...
Moldavia, që gjendet në kufi me Ukrainën, mbylli hapësirën...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë të premte s...
Papa Leo XIV, gjatë vizitës së tij në Turqi u takua me udh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...