web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshja për emigrantët/ Presidentja e KE-së: Po e monitorojmë

23 Tetor 2024, 16:57, Kosova & Bota CNA
Marrëveshja për emigrantët/ Presidentja e KE-së: Po e
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen

Një prej pyetjeve që iu drejtua pasditen e sotme presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, ishte marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, e cila u kundërshtua nga Gjykata Europiane.

Von der Leyen tha në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se KE është duke i monitoruar zhvillimet për marrëveshjen.

“Që prej fillimit ne kemi qenë tejet të qartë që ne po monitorojmë zhvillimet në lidhje me këtë marrëveshje. Por që kjo është një marrëveshje dy palëshe. Ne nuk bëjmë komente por monitorojmë zhvillimet e kësaj marrëveshjeje dypalëshe”, theksoi ajo shkurtimisht./ CNA





Lajmet e fundit nga