EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Për shkak të mungesës së municioneve, Rusia ka filluar të heqë kokat bërthamore nga arsenali i saj i vjetruar i raketave bërthamore, dhe po i përdor këto të fundit për të goditur Ukrainën, tha sot ministria britanike e mbrojtjes. Ndërkohë, kryeministrat e Polonisë dhe Lituanisë zhvilluan një takim sot në Kiev me homologun e tyre urkainas, Denys Shmyhal. Miliona ukrainas vazhdojnë të jenë pa ngrohje për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
“Rusia me shumë gjasë po heq kokat bërthamore nga raketat e vjetra bërthamore me vetëdrejtim dhe po i përdor ato për të goditur Ukrainën”, njoftoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes në një postim në "Twitter" duke iu referuar zhvillimeve më të fundit mbi sulmin rus ndaj Ukrainës.
Ministria britanike e Mbrojtjes theksoi se imazhet satelitore tregojnë mbetjet e një rakete me vetëdrejtim të rrëzuar nga sistemet kundërajrore. Raketa e prodhuar në vitet 1980 mund të jetë mbushur me materiale të rënda metali për të zëvendësuar peshën e kokës bërthamore, thuhet në raportin e ministrisë britanike të mbrojtjes. Ndonëse raketa mund të shkaktojë dëme nga shpërthimi i karburantit dhe energjia kinetike, ajo nuk ka gjasa të jetë e efektshme në goditjen e objektivave të synuara. Por, këto lloje raketash mund të përdoren nga Rusia për të vënë në grackë forcat ajrore të Ukrainës, thuhet në raport. Pavarësisht synimit të përdorimit të tyre, zyrtarët britanikë të mbrojtjes thonë se kjo thekson faktin se arsenali i armëve të ushtrisë ruse po pakësohet.
Ndërkohë, kryeministrat e Polonisë, Lituanisë dhe Ukrainës zhvilluan një takim trepalësh sot në Kiev. Mateusz Morawiecki dhe Ingrida Simonyte u pritën nga Denys Shmyhal në kryeqytetin ukrainas në Ditën e Përkujtimit të Holodomorit, gjatë të cilës nderohen miliona viktima të urisë së viteve 1932–'33.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki bëri homazhe për viktimat duke vendosur lule në Monumentin e Viktimave të Urisë së vitit 1933. Në nëntor të vititi 1932, udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin urdhëroi policinë të konfiskonte drithin dhe gjedhet nga fermerët e ukrainas, duke shkaktuar vdekjen nga uria të miliona fshatarëve ukrainas në vitin pasues.
Ndërkohë, presidenti Volodimir Zelenski të premten kritikoi kryebashkiakun e Kievit për punën e dobët lidhur me ngritjen e qendrave emergjente të strehimit për banorët që mbetën pa ngrohje për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.
Për shkak të sulmeve ruse ndaj sistemit të prodhimit të energjisë, Ukraina ka krijuar mijëra të ashtuquajtura "qendra të pathyeshme" ku njerëzit mund të kenë qasje në ngrohje, ujë, internet dhe telefona celularë.
Në një fjalim në mbrëmje, zoti Zelenski tha se kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, dhe zyrtarët e tij nuk kishin bërë mjaftueshëm për të ndihmuar banorët.
"Fatkeqësisht, autoritetet lokale nuk kanë bërë punë të mirë në të gjitha qytetet. Në veçanti, ka shumë ankesa në Kiev. Më shumë punë duhet bërë në këtë drejtim", tha ai duke thënë se nuk ka nivel të mirë shërbimi në shumë qendra të Kievit.
"Banorët e Kievit kanë nevojë për më shumë mbështetje. Shumë prej tyre kanë mbetur pa energji për 20 apo edhe 30 orë. Ne presim punë cilësore nga zyra e kryebashkiakut", shtoi ai.
Presidenti Zelenski gjithashtu kritikoi ata që ai tha se kishin gënjyer në raportet e tyre zyrtare, por nuk dha detaje. Më shumë se 4000 qendra strehimi janë ngritur deri më tani.
Këto kritika janë të pazakonta pasi zoti Zelenski është përpjekur të kultivojë një imazh të unitetit kombëtar gjatë luftës dhe zakonisht i ka lavdëruar zyrtarët ukrainas.
Vitali Klitschko, një ish-boksier profesionist 51-vjeçar, u zgjodh kryebashkiak i Kievit në vitin 2014. Zyra e tij nuk ka bërë ende asnjë koment mbi deklaratat e presidentit./ VOA
Me gjithë problemet politike mes Kosovës dhe Serbisë q...
Kremlini ka marrë një vendim radikal për zgjidhjen e probl...
Qeveria gjermane planifikon të ulë pengesat për natyra...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, thotë se gjasht...
Furtuna e fundit midis Parisit dhe Berlinit duket se k...
Zyrtarët ukrainas po kundërshtojnë presionin në rritje...
Gjermania dhe Franca, më 25 nëntor, nënshkruan deklara...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e caktoi 25 dhjetor...
Guvernatori i rajonit Herson në Ukrainën juglindore, m...
Trajtimi i grave dhe vajzave afgane nga talebanët, për...
Kur Donald Trump kandidoi për president herën e parë, ...
Ministrat e Brendshëm të BE-së u mblodhën në një takim...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë g...
Presidenti Ilham Aliyev tha të premten se Azerbajxhani...
Një raport i publikuar së fundmi kritikon ashpër ish-k...
Infermierët në pjesën më të madhe të Britanisë po përgatit...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u zot...
Dy gra që kanë akuzuar Jeffrey Epstein për abuzim seks...
Një mësuese nga Teksasi dhe dy asistentë të shkollës j...
Me ftesë të Gjermanisë, vendet anëtare të G7-ës pritet të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...