E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se ish nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç që mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit, po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës.
“Pas sulmit terrorist e kriminal, Milan Radoiçiç u lirua nga gjykata serbe në kohë rekorde. Ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme të tjera në vendin tonë bashkë me disa pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”. Radoiçiç po mban takime të rregullta me zyrtarë të lartë të Shërbimit sekret serb BIA, në ambientet e firmës Jablanovica në Rashkë ngjashëm me ato të Novi Pazarit po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiç dhe grupi i tij. Po realisht në këtë ndërtesë strehohen disa nga pjesëtarë e grupit terrorist “Mbrojtja civile” që kryejnë vëzhgime në territorin e Kosovës”, tha ai.
Kryeministri Kurti i bëri këto komente gjatë një konference shtypi, por pa dhënë dëshmi, për pohimet e tij rreth një sulmi të mundshëm.
Me 29 shtator Milan Radoiçiç, ish nënkryetar Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi, mori përgjegjësinë për përgatitjen dhe udhëheqjen e grupit të armatosur për sulmin ndaj policisë në fshatin Banjskë në veri më 24 shtator me ç’rast u vra një oficer policie dhe tre nga sulmuesit. Kryeministri Kurti tha se njëkohësisht një grup prej rreth 80 personash të gjithë të larguar nga Kosova kanë vazhduar stërvitjet në afërsi të Rashkës, një qytet në afërsi të kufirit me Kosovën.
“Ushtrimet janë duke i kryer për vendosjen e minave anti-tank në kushte dimërore dhe për snajperist. Gjatë muajit nëntor të 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm në drejtim të komunës së Zubin Potokut me qëllim marrjes së vilës së Radoiçiçit në brigjet e liqenit të Ujmanit por këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak të këtyre zgjedhjeve në Serbi”, tha ai.
Kryeministri Kurti tha se plani paraprak për sulme hakmarrëse ndaj policisë së Kosovës ka ndryshuar pas shtimit të patrullimit të përbashkët mes policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it rreth kufirit me Serbinë. Ai tha se institucionet e Kosovës në bashkërendim me aleatët po angazhohem për të ofruar siguri për qytetarët pa dallim.
Zyrtarët serbë hodhën poshtë pohimet e kryeministrit Kurti përmes drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i cili tha se deklaratat e tilla synojnë “kriza të reja për të hequr vëmendjen nga gjendja e keqe ekonomike dhe situata e rëndë në mjediset shqiptare në Kosovë”.
Ai hodhi poshtë çdo mundësi që Beogradi po përgatitet për ndonjë sulm. “Nuk ka stërvitje në terrene, është një mënyrë për të shmangur detyrimet që ka në dialog, sepse tani është koha kur duhet të flitet për hapat konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe” u tha ai medieve në Serbi.
Nuk pati ndonjë reagim nga forcat paqeruajtëse të cilat kanë shtuar praninë e tyre në terren pas sulmit të 24 shtatorit i cili nxiti përpjekje të reja të diplomacisë perëndimore për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë – Serbi në bazë të një marrëveshjeje që u arrit në muajin shkurt në Bruksel dhe për rrugët e zbatimit të së cilës palët u pajtuan në Ohër në muajin mars.
Diplomacia perëndimore po kërkon nga Kosova të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ndërsa Serbisë që të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës.
Me 14 dhjetor Serbia tha se marrëveshja konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshihet njohja de facto apo de jure e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha sot se Brukseli si ndërmjetës duhet të krijojë siguri ligjore, politike dhe diplomatike të marrëveshjes dhe procesit në tërësi dhe sipas tij nënshkrimi është garanci për një gjë të tillë.
“Ne kemi nevojë për një adresim të Brukselit për shkeljet e vazhdueshme që kulmuan me letrën e kryeministres (Ana) Bërnabiç. Kot flitet për draft statut kur e ki atë letrën e Bërnabiçit. Ajo po thotë se pranoj pavarësinë e Kosovës, nuk ka ulëse në OKB dhe nuk ta respektojë të ashtuquajturin integritetin territorial. A e din çka do të thotë kur kryeministrja e vendit fqinj të thotë nuk ta respektojë të ashtuquajturën integritet territorial, kjo është paralajmërim i agresionit, ky është thelbi i gjësë”, tha ai.
Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se marrëveshja është e detyrueshme për të dyja palët dhe këshilli i ministrave të bllokut i ka kërkuar Komisionit Evropian përfshirjen e saj në kuadrin negociues të Serbisë për anëtarësim dhe të hapave të Kosovës drejt integrimeve./ Voa
Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka mohuar akuzat e bëra n...
Presidentët e Egjiptit dhe Iranit kanë diskutuar për zhvil...
Pesë lloje të reja iriqësh janë zbuluar nga shkencëtarët n...
Këmbanat ranë në të gjithë Republikën Çeke dhe flamujt...
Njerëzit në Gjermani do të duhet të mësohen me militar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot (2...
Lufta e Izraelit për të shkatërruar Hamasin – grupin p...
Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë ka refuzuar apliki...
Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Ismail Dibrani ka dalë në ...
Tajvani ka raportuar për avionë luftarakë dhe luftanij...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bi...
Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë se dialogu i bre...
A po planifikoni një udhëtim jashtë vendit në muajt në vij...
Ligji për shtetësinë e dyfishtë të Gjermanisë mund të ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të premten një rezol...
Një kërkesë e bërë nga Andrew Tate dhe vëllai i tij Tr...
Gjykata Supreme ka vendosur që, tani për tani, të mos ...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka mirat...
Presidenti amerikan, Joe Biden e ka nënshkruar më 22 dhjet...
Rreth 50 kamera të sigurisë, të cilat kishin qenë të vendo...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...