Mungesa e Hitës në komision acaron opozitën: Nëse nuk është i zoti të largohet
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) tha se është “e indinjuar” nga vrasja e tetë mjekëve në detyrë, në qytetin Rafah në jug të Gazës.
Ekipi prej nëntë personash u sulmua më 23 mars, tha IFRC-ja, ndërsa trupat e tyre u morën të dielën, pasi qasja në vendngjarje nuk u lejua për një javë.
Një mjek është ende i zhdukur.
Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës (PRCS) tha se trupat e stafit të saj u zbuluan së bashku me ato të gjashtë anëtarëve të Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës - të drejtuar nga Hamasi, organizatë e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - si dhe të një punonjësi të OKB-së.
Ata nuk thanë se kush hapi zjarr ndaj kolonës, por Hamasi fajësoi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit për sulmin.
Në një deklaratë të lëshuar të dielën, IFRC-ja tha se tetë trupat e punëtorëve të PRCS-së u morën “pas shtatë ditësh heshtjeje”.
Forca e Mbrojtjes e Izraelit nuk e komentoi publikisht deklaratën e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Agjencia e lajmeve AFP raportoi se ushtria izraelite, të shtunën, ka pranuar se ka qëlluar mbi autoambulancat në jug të Gazës, të dielën e kaluar, pasi i ka identifikuar ato si “automjete të dyshimta”.
Trupat izraelite “kanë hapur zjarr ndaj automjeteve të Hamasit dhe kanë eliminuar disa terroristë të Hamasit”, tha ushtria në një deklaratë për AFP-në.
Ushtria shtoi se “pas një hetimi fillestar, është konstatuar se disa nga automjetet e dyshimta, kanë qenë ambulanca dhe kamionë zjarrfikës”.
Izraeli rifilloi ofensivën e tij ushtarake në Gazë më 18 mars, pasi faza e parë e një armëpushimi që filloi në janar, përfundoi, ndërsa negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes ngecën.
Që atëherë u vranë më shumë se 900 njerëz nga sulmet e Izraelit në Gazë, tha Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi.
Lufta filloi kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë pengje mbi 250 të tjerë.
Izraeli u përgjigj me një ofensivë masive ushtarake, duke vrarë më shumë se 50.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, të udhëhequr nga Hamasi./ REL
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine le Pe...
Sot shënohet 26-vjetori i masakrës në Pastasel të Rahoveci...
Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, ndaj të cilit dr...
Një gjykatë franceze e shpalli sot Marine le Pen fajtore p...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se d...
Zbulohen mashtrime të mëdha në sistemin shëndetësor gjerma...
Planet e CDU/CSU dhe SPD: "Mbështetësve të terrorizmit, an...
OKB-ja ka bërë apel për një ndihmë të shpejtë prej 8 milio...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë në...
Organizata Botërore e Shëndetësisë po propozon reduktimin ...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar këtë të die...
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, e ka hedhur poshtë ...
Gjykata do të vendosë nesër të ardhmen e lideres së ekstre...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin shumë për të fes...
Sipas ekspertëve, numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar të s...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Moskë, ku një li...
Industria e Naftës e Serbisë (NIS), njoftoi të shtunën se ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...