52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Kyriakos Mitsotakis pranon se përgjimi i politikanit të opozitës ka qenë politikisht i gabuar, por nuk jep sqarime të mëtejshme. Tsipras e akuzon për arrogancë.
Prej muajsh qarkullonin thashethemet, por prej disa javësh është e sigurt: shërbimi sekret grek EYP ka përgjuar Nikos Androulakis, eurodeputet dhe kryetar i partisë së dytë më të madhe opozitare, Pasok, dhe gazetarin e financave, Thanasis Koukakis.
Skandali i përgjimeve vazhdon ta ndjekë nga pas kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Gjatë një debati të ashpër në Parlamentin e Athinës, kreu i qeverisë konservatore përsëriti se përgjimi i telefonit të kryetarit të një partie opozitare ishte një veprim në përputhje me ligjet, por "politikisht i papranueshëm”. Por çdo iniciativë për korrigjimin e këtij gabimi nuk duhet të cenojë punën e rëndësishme të shërbimit sekret EYP.
Me gjithë pyetjet e shumta të bëra nga ana e deputetëve të opozitës, kryeministri tha se përgjimet kishin të bënin me çështje të sigurisë kombëtare, pa dhënë sqarime të mëtejshme. "Le t'u vëmë vizën gabimeve të djeshme," kërkoi kryeministri konservator. Ai tha se vetë nuk kishte qenë në dijeni të përgjimeve.
Ish-kryeministri dhe kreu i partisë së majtë Syriza, Alexis Tsipras, e kritikoi ashpër Mitsotakisin. "Kreu i qeverisë ka detyrim ligjor, politik dhe jo më pak moral të zbardhë të kaluarën", tha Tsipras dhe kërkoi sërish dorëheqjen e tij. Tsipras pyeti nëse bëhej fjalë për sigurinë kombëtare apo nëse Androulakis ishte një agjent i huaj. Ai tha se refuzimi i Mitsotakisit për të thënë të vërtetën është përgjigje e mjaftueshme. "Dorëhiquni. Ju nuk jeni të interesuar për demokracinë për shkak të arrogancës suaj," tha Tsipras.
Mitsotakis refuzoi duke argumentuar me "përgjegjësinë për të udhëhequr vendin nëpër këtë dimër të vështirë" me një "valë të re invadimi" nga imigrantët. Kohët e fundit është rritur numri i tentativave për kalimin e kufirit në kufirin greko-turk.
Skandali i përgjimeve u bë publik në fund të korrikut. Në atë kohë, Androulakis, kreu i partisë opozitare socialiste Pasok, paraqiti një padi në Gjykatën e Lartë për tentativë spiunimi në telefonin e tij celular, pasi gjeti të instaluar softuerin ilegal Predator. Në vazhdën e zbulimeve, shefi i inteligjencës Panagiotis Kontoleon dhe një këshilltar i afërt i kryeministrit dhanë dorëheqjen.
Menjëherë pas ardhjes në pushtet, partia konservatore Nea Demokratia, në korrik 2019, bëri një reformë të shërbimeve të fshehta. Prej korrikut 2019, shërbimi i fshehtë grek i raporton drejtpërdrejt kryeministrit./ DW
14 nga 15 kutitë e marra më herët këtë vit nga reziden...
Autoritetet ukrainase filluan të premten shpërndarjen ...
Qeveria e Pakistanit ka shpallur emergjencë kombëtare ...
Departamenti i Drejtësisë publikoi të premten një vari...
Turqia po thellon marrëdhëniet tregtare me Rusinë pava...
Agjencia e Sigurisë së Malit të Zi (ANB) konfirmoi më ...
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), T...
“The Guardian” ka publikuar së fundi një shkrim për ba...
Britania e Madhe ka njoftuar planet për të “përshpejtu...
Ndërsa kostot e energjisë në Europë rriten në qiell, R...
Lufta në Ukrainë, e nisur para gjashtë muajve, ka ndry...
Inflacioni ka arritur nivelin më të lartë në 40 vite n...
Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të enjten rritj...
"Takim të vështirë" e kanë quajtur takimin me presidentin ...
Autoritetet ukrainase thonë se dy reaktorët e fundit t...
Shefi i policisë së shtetit në Japoni tha të enjten se...
Shtetet e Bashkuara njoftuan ndihma të reja ushkatarke...
Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të enjten një...
Këngëtari shumë i njohur turk, Ibrahim Tatlises së bashku ...
Të paktën 22 persona u vranë pasi rusët sulmuan me rak...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...