Moti i keq në vend/ Humb jetën elektriçisti
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, tha të premten se vendi i tij dhe mbështetësit rajonalë nuk do të zmbrapsen para Izraelit, në një paraqitje vetëm disa orë pas një sulmi izraelit në Bejrut, që mendohet të ketë shënjestruar trashëgimtarin e udhëheqësit të vrarë të Hezbollahut të mbështetur nga Teherani.
"Veprimi brilant i forcave tona të armatosura disa net më parë, ishte plotësisht i ligjshëm dhe legjitim", tha udhëheqësi iranian Khamenei në një paraqitje të rrallë në lutjet e së premtes në Teheran, duke iu referuar sulmeve me raketa të Iranit mbi Izraelin të martën.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se përgjigja e Izraelit mund të përfshijë goditjet në objektet e naftës të Iranit.
Zona jugore e Bejrutit, Dahiye, një fortesë e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, u gjet nën sulme të reja afër mesnatës të së enjtes, pasi Izraeli urdhëroi banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre në disa zona.
Sulmet ajrore kishin në shënjestër zyrtarin e Hezbollahut, Hashem Safieddine, pasardhësin e përfolur të udhëheqësit të tij të vrarë Hassan Nasrallah, në një bunker nëntokësor, tha në rrejtin X, reporteri i Axios, Barak Ravid, duke cituar tre zyrtarë izraelitë. Nuk dihet asgjë për fatin e Safieddinit, shkroi ai.
Ushtria izraelite nuk pranoi të komentonte dhe as Hezbollahu nuk bëri asnjë koment mbi fatin e Safieddinet, vëllai i të cilit Sayyed Abdallah Safieddine, i cili është përfaqësuesi i Hezbollahut në Iran, mori pjesë në fjalimin e Khameneit në Teheran.
Shpërthime të fuqishme tronditën zonën në afërsi të aeroportit kryesor të Bejrutit në orët e para të së premtes dhe civilët libanezë thanë se po jetonin në frikë të vazhdueshme.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se nuk beson se do të ketë një "luftë gjithëpërfshirëse" në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli po shqyrton mundësitë për hakmarrje, por sipas tij, duhet bërë më shumë për të parandaluar një gjë të tillë./ Voa
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut janë pajtuar për nj...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i ti...
Pamjet në mediat sociale tregojnë se sa shpejt shirat përm...
Mickoski tha se qeveria e tij nuk do të bëjë asgjë në kund...
Pas hetimeve të brendshme disamujore zyrtari përgjegjës pë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka vizituar t...
Ushtria amerikane tha se i ka kryer 15 sulme ajrore të pre...
Komisioni Evropian njoftoi të premten se duke filluar nga ...
Mali i Zi duhet t’i lërë pas përçarjet e brendshme dhe fan...
Shtatëmbëdhjetë vende evropiane i bënë thirrje Komisionit ...
Që prej largimit prej administratës Trump, Jared Kushner, ...
Disa shtëpi dhe rrugë janë përmbytur të premten në ver...
Ndërsa Kina dhe Perëndimi bëjnë përpjekje të rrisin numrin...
Qeveria serbe njoftoi të premten se ministri i saj pa port...
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë të premten se shumic...
Së paku tre civilë janë vrarë nga granatimet ruse në katër...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të enjten se rajon...
Sulmet izraelite mbyllën pikëkalimin kryesor kufitar të Li...
Melania Trump duket se i është bashkuar një vargu të gjatë...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSH...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...