52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Izraeli ka dhënë miratimin final për projektin kundërthënës për ndërtimin e një vendbanimi në Bregun e pushtuar Perëndimor, që në praktikë do të ndante territorin palestinez në dysh. Ky projekt, sipas palestinezëve dhe grupeve për të drejtat e njeriut mund të shuajë shpresat për një shtet palestinez në të ardhmen.
Zhvillimi i vendbanimit për kolonët në E1, që është një hapësirë e hapur toke në lindje të Jerusalemit, ka qenë në shqyrtim për më shumë se dy dekada, por projekti u ngri për shkak të presionit të Shteteve të Bashkuara gjatë administratave paraprake. Komuniteti ndërkombëtar gjerësisht konsideron se ndërtimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor është i paligjshëm dhe paraqet pengesë për paqe.
Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich – ish-udhëheqës i kolonëve – tha se miratimi i planit është kundërpërgjigje ndaj shteteve perëndimore që kanë njoftuar javëve të fundit se planifikojnë të njohin një shtet palestinez.
“Shteti palestinez po fshihet nga tryeza jo me slogane, por me veprime”, tha ai. “Çdo vendbanim, çdo lagje, çdo njësi banimi është një gozhdë në arkivol të kësaj ideje të rrezikshme”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kundërshtuar idenë e krijimit të një shteti palestinez dhe është zotuar se do të mbajë nën kontroll pa një afat të caktuar Bregun e pushtuar Perëndimor, Jerusalemin e aneksuar Lindor dhe Rripin e Gazës – ku po zhvillon luftë – territore që Izraeli mori nën kontroll gjatë luftës së vitit 1967, vende ku palestinezët duan që në to të krijojnë shtetin e tyre në të ardhmen.
Më shumë se 700.000 kolonë izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
Vendndodhja e E1-shit është e rëndësishme sepse është një prej lidhjeve të fundit gjeografike mes qyteteve të mëdha të Bregut Perëndimor, Ramallahut në veri dhe Betlehemit në jug.
Distanca mes këtyre dy qyteteve është 22 kilometra, por palestinezët që udhëtojnë mes tyre, duhet të bëjnë shumë devijime të rrugës dhe të kalojnë përmes disa pikave izraelite të kontrollit, duke bërë që udhëtimi të zgjasë disa orë.
“Vendbanimi në E1 nuk ka asnjë qëllim tjetër përpos që të sabotojë një zgjidhje politike”, tha Peace Now, organizatë që dokumenton zgjerimin e vendbanimeve të kolonëve.
“Përderisa ka konsensus mes miqve tanë në botë që duan paqe dhe një zgjidhje me dy shtete, qeveria izraelite po minon interesin kombëtar dhe ne të gjithë jemi duke e paguar çmimin për këtë”.
Nëse procesi ecën shpejt, ndërtimi infrastrukturor i vendbanimit në E1 mund të nisë brenda muajsh dhe ndërtimi i shtëpive mund të nisë brenda një viti.
Plani përfshin rreth 3.500 banesa që do të kufizohen me koloninë ekzistuese në Male Adumim./ Rel
Debati mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën po merr vrull...
Sot është zhvilluar seanca e radhës për zgjedhjen e kryepa...
Kompania "Dubova Reisen" konfirmoi për Radion Evropa e Lir...
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha se ai i t...
Kremlini ka minimizuar zërat për një samit të afërt midis ...
Kandidatit surprizë në zgjedhjet presidenciale të Bolivisë...
Një ushtar i Zelandës së Re, i cili u përpoq të spiunonte ...
Shtëpia e Bardhë duket se po shqyrton Budapestin, kryeqyte...
Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s pritet të takohen të mërku...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas tha so...
Gjatë një bisede telefonike me Donald Trump, udhëheqësi ru...
Deputeti 30-vjeçar i Partisë Socialdemokrate finlandeze Ee...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se vendi i ...
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha sot se...
Zjarret që kanë përfshirë Spanjën kanë djegur më shumë se ...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen më 20 gusht...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se bisedime...
Departamenti i Shtetit ka revokuar më shumë se 6,000 viza ...
Presidenti Donald Trump, pas takimit me Zelensky-n, ka the...
Një ditë më parë u mbajt në Shtëpinë e Bardhë takimi mes P...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...