JD Vance, zëvendëspresident i SHBA-së: Kthimi më i jashtëzakonshëm në histori
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se ky...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka uruar republikanin Donald Trump për fitoren në garën presidenciale në SHBA - një fitore që ende nuk është e konfirmuar.
"Urime Donald Trump për fitoren tuaj. Së bashku, përballemi me sfidat serioze që kemi përpara. Serbia është e angazhuar të punojë me SHBA-në për stabilitet, rritje dhe paqe", shkroi Vuçiç në "X".
Edhe pse fitorja e Trump-it ende nuk është konfirmuar, ai duket të jetë pranë fitores pasi ka siguruar shtetet kyçe si Pensilvania dhe Karolina e Veriut dhe ka avantazh në katër të tjera, sipas sondazhit të Edison Research.
Vetë Trump e shpalli fitoren në një fjalim të mbajtur përpara mbështetësve të tij në Florida.
Fitoren e Trump-it e mirëpriti edhe presidenti prorus i Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili është në listën e zezë të SHBA-së.
"Një nga fitoret më të rëndësishme elektorale në historinë e fundit të SHBA-së, por edhe të botës," shkroi Dodik në "X".
Gjatë viteve që administrata amerikane është udhëhequr nga presidenti demokrat Joe Biden, Serbia dhe liderët e saj politikë kanë vazhduar të mbajnë marrëdhënie të ngushta me ish-të dërguarin amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell.
Presidenti i Serbisë i dorëzoi atij një dekoratë shtetërore në tetor të vitit 2023 dhe me atë rast vlerësoi se roli i Grenell-it në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës "jo vetëm që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin rajonal, por ka luajtur edhe një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe Serbisë".
Grenell është ende aktiv në fushatën presidenciale të Trump-it.
Ndërkohë, dhëndri i Trump-it, Jared Kushner, ka investuar në ndërtesën e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd.
Serbia ka nënshkruar një kontratë me firmën e Kushner-it për “rivitalizimin” e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, i cili u shkatërrua pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.
Në vendin e rrënojave nga bombardimet, është planifikuar ndërtimi i dy ndërtesave të larta me apartamente dhe hotele, megjithëse nga ky objekt, i ndërtuar mes viteve 1955 dhe 1965, nuk është hequr statusi i mbrojtjes si pasuri kulturore.
Shumë vëzhgues të Ballkanit e kanë parë marrëveshjen me Kushner-in si përgatitje të Serbisë për kthimin e mundshëm të Trump-it në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, Vuçiç, në një intervistë për gazetën britanike "Financial Times", tha se marrëveshja është thjesht një “sipërmarrje biznesore”.
"Miku im [kryeministri hungarez] Viktor [Orbán] është 100 për qind në anën e Trump-it. Miqtë e mi nga Brukseli janë 100 për qind në anën e [presidentit aktual të SHBA-së, Joe] Biden. Unë nuk jam. Unë jam në anën serbe duke i pritur rezultatet," tha Vuçiç për "Financial Times"./REL
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se ky...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald T...
Donald Trump në fjalimin e tij si President i Amerikës ka ...
Donald Trump shpalli fitoren për zgjedhjet presdenciale të...
Donald Trump: "Do ta bëjmë Amerikën të shëndetshme. Do t'...
Donald Trump, në fjalimin e tij para miliona mbështetësve,...
I rizgjedhur edhe një herë si Presidenti i Shteteve të Bas...
Presidenti Donald Trump ka folur për miliona mbështetës pa...
Republikani Donald Trump para mbështetësve pritet që të mb...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Donald Trump ka marrë Shtëpinë e Bardhë. Harta është ngjy...
Miliona mbështetës të Donald Trump janë mbledhur para seli...
Republikanët po triumfojnë edhe garën për guvernatorë. At...
Donald Trump, presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara t...
Donald Trump pritet të marrë edhe një herë Shtëpinë e Bard...
Kandidatja demokrate, Kamala Harris, nuk do të flasë sot. ...
Mbështetësit e Donald Trump janë mbledhur në seli ku po pr...
Republikanët deri më tani kryesojnë garën. Donald Trump-i...
Gara e ngushtë për Presidentin e SHBA-së vijon mes Donald ...
Sipas zgjedhjeve paraparake, republikanët deri më tani po ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...