SHBA-ja e ka paralajmëruar Iranin për “kërcënimin terrorist” para sulmit të 3 janarit
Qeveria amerikane e ka paralajmëruar privatisht Iranin për...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, miratoi të enjten kërkesën e Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO, duke i dhënë kështu fund një vonese disamujore në procesin e konfirmimit nga Turqia.
Hungaria mbetet tani e vetmja pengesë në rrugën e anëtarësimit të Stokholmit në aleancën ushtarake.
Nënshkrimi nga zoti Erdogan ishte hapi i fundit në proces pasi kërkesa u ratifikua nga parlamenti turk. Miratimi u bë rreth 20 muaj pasi Stokholmi kërkoi të anëtarësohej në aleancë, pasi filloi agresioni i Rusisë në Ukrainë.
"Ne mirëpresim ratifikimin nga Turqia të kërkesës së Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. Kemi arritur në një moment historik vendimtar në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO," tha kryeministri suedez Ulf Kristersson në rrjetin e mediave sociale "X".
“Tani mbetet vetëm ratifikimi i Hungarisë në mënyrë që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s”, u shpreh në "X", ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom.
Ratifikimi nga parlamenti i Turqisë të martën i dha zgjidhje pengesës më të madhe të mbetur për hyrjen e Suedisë në NATO. Presidenca turke tha se zoti Erdogan kishte miratuar protokollin e pranimit të Stokholmit në aleancë.
Vonesa kishte ngjallur pakënaqësinë e disa prej aleatëve të Ankarasë, por nga ana tjetër i siguroi disa avantazhe Turqisë.
Ankaraja pret tani që Shtetet e Bashkuara të fillojnë punën për të siguruar miratimin nga Kongresi amerikane të shitjes së avionëve luftarakë F-16 për Turqinë me vlerë prej 20 miliardë dollarësh.
Zoti Erdogan e kishte kushtëzuar miratimin e kërkesës së Suedisë me miratimin e shitjes së avionëve.
Miratimi vjen një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden u dërgoi një letër drejtuesve të komisioneve kryesore të Kongresit ku i informonte se synonte të fillonte procesin zyrtar të njoftimit për shitjen e avionëve F-16, sapo Ankaraja të përfundonte procesin e miratimit për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Sipas rregullave të NATO-s, dokumenti përfundimtar i miratimit nga Ankaraja tani dërgohet në Uashington./Zëri i Amerikës
Qeveria amerikane e ka paralajmëruar privatisht Iranin për...
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë të enjten se k...
Ish Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dëshmuar në një...
Ideja që është dëgjuar në Kosovë nga kryeministri Albin Ku...
Shumë kohë përpara se zoti Donald Trump të shpallte fushat...
Tregu i heroinës me pakicë në Bashkimin Evropian vlerësohe...
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar të enjten me 39 vje...
Oficerët në Liqenin Del Valle, Kaliforni, në Shtetet e...
Shërbimet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut njoftojnë...
Adis Dazdareviç, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshi...
Qeveria suedeze ka propozuar shtrëngimin e kërkesave p...
Për Krishtlindje ndodhi kështu: Shpërndarësit e paketave t...
Rusia lëshoi 14 dronë sulmues dhe 5 raketa në Ukrainë gjat...
Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje të mërkurën Koresë së V...
NATO filloi të mërkurën stërvitjen më të madhe ushtarake q...
Bashkimi Evropian bëri të ditur sot planin që ka për qëlli...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë detaj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se hapja e ko...
Ish-zonja e Parë, Michelle Obama, ka nisur fshehurazi fush...
Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se një avion transp...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...