“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të bëhet i përhershëm, duke bërë thirrje edhe për një armëpushim në Gazë, në mënyrë që të lehtësohet kriza humanitare atje, bëri të ditur zyra e tij.
Turqia, anëtare e NATO-s, është kritike e ashpër e Izraelit dhe luftës së tij kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.
Gaza ka pësuar shkatërrime të mëdha, pas dy vjetësh luftë dhe popullsia e këtij territori është zhvendosur – me raste edhe disa herë – që nga 7 tetori 2023, kur nisi lufta.
Gjatë samitit në Hagë, Erdogan ka zhvilluar bisedime me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë me të cilët ka biseduar për tensionet rajonale, lidhjet dypalëshe, raportet me Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.
Ndërkaq, mbrëmjen e së martës ai u takua edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.
“Presidenti Erdogan ka mirëpritur armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit dhe është shprehur se situata ka nevojë që të kthehet në një qetësi afatgjatë. Ai po ashtu tha se kriza humanitare në Gazë sa vjen e rëndohet dhe se atje kërkohet po ashtu në mënyrë urgjente një armëpushim afatgjatë”, tha Zyra e Erdoganit, pas takimeve të udhëheqësit turk me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Thirrje të ngjashme ai bëri edhe gjatë takimit me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, ku shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje për krizën humanitare në Gazë.
Ndërkaq, sa i përket problemeve mes Teheranit dhe Uashingtonit, Erdogan tha se ato duhet të zgjidhen vetëm përmes diplomacisë, duke shtuar se të gjithë duhet të punojnë për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
“Mirëpresim armëpushimin e arritur përmes përpjekjeve të presidentit Trump”, tha Erdogan, duke shtuar se pret që palët t’i përmbahen armëpushimit.
Më 24 qershor hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, pasi palët zhvilluan luftë për 12 ditë rresht. Izraeli nisi sulmet ndaj Iranit më 13 qershor, duke thënë se synon që të parandalojë Teheranin të posedojë armë bërthamore.
Më pas, më 22 qershor, SHBA-ja kreu sulme ndaj tri ndërtesave bërthamore të Iranit, duke deklaruar më pas se ka shkatërruar plotësisht programin bërthamor të Republikës Islamike. Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj një baze ushtarake amerikane në Katar, edhe pse sulmi ishte më shumë simbolik dhe nuk pati viktima.
Erdogan edhe në të kaluarën ka kërkuar armëpushim në Gazë. Ai po ashtu ka shprehur mbështetje për Hamasin, duke thënë se askush nuk mund ta detyrojë Turqinë që ta shpallë këtë grup organizatë terroriste.
E gjithë popullsia e Gazës, sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara, është buzë zisë së bukës.
Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi në tetor të vitit 2023 sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 56.000 persona./ Rel
Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, ...
Për Holandën, ky ishte operacioni më i madh i sigurisë në ...
Iniciativa vjen në një kohë kur Evropa rrezikon të mbetet ...
BE-ja e ka dëgjuar Presidentin Trump dhe të gjithë po bëjn...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka përmendur gjatë konferen...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi takimin...
Linjat ajrore nuk do të lejohen t'u ngarkojnë pasagjerëve ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha sot s...
Gjatë Audiencës së Përgjithshme të së Mërkurës, Papa Leo X...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë fjalës së tij në n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka filluar konferencën...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, mbajti një fjalim në punimet e...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nisur një takim ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shprehur...
Zvicra do të fillojë bisedime eksploruese me Bashkimin Eur...
Gjykatësi i Gjykatës Penale të Shkupit, Ivica Stefanovski,...
Një sulm me raketa balistike ruse në Dnipro goditi disa ve...
Interneti në Iran është rikthyer në "gjendjen" e tij të më...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi në nj...
Mbretëria e Bashkuar do të blejë 12 aeroplanë luftarakë F-...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...