Bisedimet SHBA-Iran/ Amerikanët pozitivë, Teherani kërkon dy javë kohë
Zyrtarët amerikanë janë shprehur pozitivë pas bisedimeve m...

Së paku tre protestues antiqeveritarë u lënduan mbrëmjen e 16 shkurtit në incidente në qendër të Novi Sadit, ku, të ndarë nga kordone policore, protestuan njëkohësisht edhe mbështetës të pushtetit.
Studentët që organizuan protestën kundër Qeverisë së Serbisë, akuzuan mbështetësit e pushtetit se i sulmuan para ndërtesës së Teatrit Kombëtar Serb.
Ata thanë se disa burra, të veshur me të zeza, i kanë goditur me shqelma, i kanë shtyrë dhe i kanë rrahur, ndërsa policia, fillimisht, nuk ka reaguar.
Në atë kohë, brenda ndërtesës së teatrit po mbahej një akademi solemne me rastin e 200-vjetorit të themelimit të institutit kombëtar serb “Matica srpska”.
Në këtë aktivitet folën kryetari i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, Millosh Vuçeviq, dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ndërsa në mesin e të pranishmëve ishin edhe zyrtarë të tjerë, përfshirë ministra dhe kryetarin e qytetit të Novi Sadit.
Ngjarja u mbajt derisa protestat kundër Qeverisë në Serbi vazhdojnë për më shumë se 15 muaj.
Ato nisën pas një incidenti në stacionin hekurodhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona, në nëntor të vitit 2024.
Protestat filluan me thirrjen për përgjegjësi, për të vazhduar më pas me kërkesat për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dorëheqjen e pushtetit.
Disa qindra mbështetës të partisë në pushtet u mblodhën në hyrje të ndërtesës së teatrit.
Rreth tyre ishin vendosur forca të shumta policore, të cilat i pengonin protestuesit antiqeveritarë që t’u afroheshin.
Dëshmitarët i thanë gazetares së Radios Evropa e Lirë se, në një moment, mbështetësit e pushtetit u vërsulën drejt një grupi studentësh dhe gazetarësh para teatrit.
“Nuk e di se si filloi, ndoshta i njohën që ‘nuk ishin nga grupi i tyre’. Pashë një djalë që po e godisnin në kokë, një vajzë e rrëzuan në tokë dhe e shqelmuan. I rrahën për një kohë. Pastaj, policia filloi të ndërhyjë dhe ta shoqërojë grupin që ishte sulmuar në anën tjetër të kordonit”, tha Igori nga Novi Sadi.
Studentët antiqeveritarë publikuan në rrjetet sociale video nga pjesë të sulmit.
Një nga videot u publikua në Instagram, me përshkrimin: “Mbështetësit e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) sulmuan kolegët tanë”.
Nga kjo parti, deri më tash, nuk ka ndonjë reagim./REL
Zyrtarët amerikanë janë shprehur pozitivë pas bisedimeve m...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka uruar 18-v...
Presidenti francez Emmanuel Macron u takua këtë të martë m...
Ish-luftëtarja e UÇK-së, Shqipe Krasniqi, ka qenë e pranis...
Ismail Tasholli, anëtar i platformës “Liria ka emër”, ka m...
Mijëra qytetarë në Kosovë janë mbledhur në sheshin "Skënde...
Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë...
Për pak minuta pritet të nisë protesta me moton “Drejtësi,...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën solemne në...
Kuvendi i Kosovës po zhvillon sot një seancë solemne për 1...
Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, flamuri i Kosovës ...
Dhomat e Specializuara në Hagë bënë të ditur se më 27 shku...
Ukraina po përballet me një krizë të madhe demografike, e ...
Monumenti simbol i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, është s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka cilësuar Kubën si...
Viti i Ri Lunar, i cili përkon me hënën e re të parë të ka...
Xiao Xiao dhe Lei Lei, dy panda gjigante kineze, janë kthy...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar 18-vje...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përcjellë mesazhin...
Policia izraelite do të vendosë një numër të madh efektivë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...