web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dënohen me burg 3 ish-drejtues të UÇK/ Gjykata e Hagës jep vendimin

4 Shkurt 2025, 16:52, Kosova & Bota CNA

Dënohen me burg 3 ish-drejtues të UÇK/ Gjykata e Hagës jep

Gjykata e Hagës ka dënuar me burg 3 ish-drejtuesit e UÇK-së.

Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën, Sabit Januzim dhe Ismet Bahtijarim.

Ata janë dënuar lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me ‘pengim të drejtësisë’.

Shala u dënua me tre vjet burgim, ndërsa Bahtijari dhe Januzi me dy vjet burgim. Koha e qëndruar në paraburgim, sipas trupit gjykues, do t'iu llogaritet në dënim.

“Sa i takon kohës së llogaritur në paraburgim, trupi gjykues vëren se zoti Januzi dhe Bahtijari janë arrestuar më 5 tetor 2023 dhe të dy janë ndaluar në ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 6 tetor 2023. Trupi gjykues e zbret kohën e paraburgimit që prej 5 tetorit 2023. Sa i takon zotit Shala, trupi gjykues vëren se ai është arrestuar më 11 dhjetor 2023 dhe ka qenë i ndaluar në ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara që nga 12 dhjetori i vitit 2023. Për rrjedhojë e zbret kohën e paraburgimit që prej 11 dhjetorit 2023”, tha gjykatësja teksa lexoi vendimin e trupit gjykues.

Gjatë seancës, tre të akuzuarit u deklaruan se kanë rënë dakord që të paguajnë në total 500 euro për zhdëmtimin e viktimës në këtë rast, të identifikuar vetëm si "viktima 01". Sipas marrëveshjes, Shala do të paguajë 400 euro, Januzi 100 euro, ndërsa Bahtijari nuk do të paguajë për zhdëmtim. Kjo shumë duhet t'i paguhet viktimës deri më 19 shkurt.

Shala, Januzi dhe Bahtijari e kishin pranuar fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranim të fajësisë në fund të dhjetorit 2024./CNA





Lajmet e fundit nga