Tajvani, Koreja e Veriut, Ukraina: Përse do të flasin Biden dhe Xi në Bali
Më shumë se dy vjet pas marrjes së postit të presidentit t...

Në Shtetet e Bashkuara, demokratët arritën të mbajnë kontrollin e Senatit pasi Senatorja Catherine Cortez Masto fitoi rizgjedhjen në Nevada. Kjo është një fitore e rëndësishme për Presidentin Joe Biden, i cili shprehu kënaqësinë për rezultatin. Republikanët mbeten pranë marrjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ndërsa zyrtarët vazhdojnë numërimin e votave pas zgjedhjeve për Kongresin e së martës.
Demokratët arritën të mbajnë kontrollin e Senatit, duke zmbrapsur kështu përpjekjet e republikanëve për të marrë shumicën dhe duke ua bërë atyre më të vështirë pengimin e programit të Presidentit Biden. Vetë zoti Biden tha se ishte jashtëzakonisht i kënaqur nga rezultati.
“Urime Senatorit Schumer, pasi ka shumicën sërish dhe tani po përqendrohemi në Xhorxhia. Ndihemi mirë për situatën dhe ju e dini që unë jam optimist i madh dhe nuk më befasoi rezultati. Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga pjesëmarrja, e cila mendoj se reflekton cilësinë e kandidatëve tanë dhe programit të njëjtë me të cilin po kandidojnë... Pra ndihem mirë dhe jam optimist për dy vitet në vazhdim”, tha Presidenti Biden.
E ardhmja e Dhomës së Përfaqësuesve mbetet ende e paqartë ndërsa Partia Republikane po përpiqet të arrijë një shumicë me diferencë të ngushtë.
Fitorja e Senatores Catherine Cortez Masto në Nevada ndaj republikanit Adam Laxalt, një ish-prokuror i përgjithshëm i shtetit, që kishte mbështetjen e ish-presidentit Donald Trump, u dha demokratëve 50 vendet që u nevojiten për të ruajtur kontrollin e Senatit.
Fitorja e saj reflekton fuqinë befasuese të demokratëve në zgjedhjet e këtij viti në Shtetet e Bashkuara.
Zonja Masto konsiderohej ndër senatoret më të rrezikuara pasi po rikandidonte në një shtet në vështirësi ekonomike, ku çmimet e karburantit janë nga më të lartat në Shtetet e Bashkuara. Kjo ka shtuar zhgënjimin e republikanëve që kishin besimin se ajo do të mundej.
Kreu i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, shpalli fitoren mbrëmjen e së shtunës duke shkruajtur në "Twitter": “Shumica juaj demokrate në Senat!”
“Demokratët në Senat patën disa arritje gjatë dy viteve të para të presidencës Biden. Ata miratuan Ligjin për Investimet në Infrastrukturë. Ata miratuan Ligjin për Uljen e Inflacionit, për masat lehtësuese për COVID-in, ndihmën për Ukrainën. Këto të gjitha janë konsideruar arritje nga demokratët”, thotë Lisa Mascaro, nga agjencia e lajmeve "Associated Press".
Me rezultatet në Nevada tashmë të përcaktuara, Xhorxhia është i vetmi shtet ku të dyja palët janë ende në garë për një vend në Senat.
Senatori aktual demokrat Raphael Warnock do të përballet me sfiduesin republikan Herschel Walker në balotazhin e 6 dhjetorit.
Gara për Senatin në Alaska vazhdon, megjithëse vendi do të qëndrojë në duart e republikanëve.
Kontrolli i Senatit nga demokratët siguron një proces më të qetë për emërimet në kabinetin e Presidentit Biden dhe ato në gjyqësor, përfshirë emërimet për vakanca të mundshme në Gjykatën e Lartë.
“Presidenti Biden ka punuar për të emëruar gjithnjë e më shumë gjykatës. Dhe sigurisht, ai emëroi anëtaren e parë afrikano-amerikane të Gjykatës së Lartë, Ketanji Brown Jackson. Dhe Joe Biden po përpiqet të emërojë të tjerë gjykatës, me prejardhje diverse, në mbarë sistemin federal të gjyqësorit amerikan”, thotë zonja Mascaro.
Partia Demokrate gjithashtu do të ruajë kontrollin mbi komisionet dhe do të ketë fuqinë për të kryer hetime ose mbikëqyrje të administratës së Presidentit Biden, si dhe do të jetë në gjendje të refuzojë projektligjet e dërguara nga Dhoma e Përfaqësuesve, nëse Partia Republikane fiton shumicën në atë dhomë./VOA
Më shumë se dy vjet pas marrjes së postit të presidentit t...
Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, njoftoi herët n...
Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh përhap prej muajsh ...
Pas 8 muajsh, Turqia do të mbajë zgjedhjet e reja, që do t...
Kur presidenti amerikan, Joe Biden të takohet me presi...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut janë "...
Të paktën katër të vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur pas...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, shprehu angazhimin e Sht...
Si pasojë e një shpërthimi në bulevardin e frekuentuar Ist...
Ukraina reagon e kujdesshme ndaj tërheqjes ruse nga pj...
Për njerëzit që nuk dëshiron t'i pranojë Italia, BE du...
Perëndimi do të tregohej shumë i pandreqshëm nëse nuk ...
Demokratët do të mbajnë kontrollin e shumicës së Senat...
Shqiptarët mbuluan sot me flamurin shqiptar statujën e...
Presidenti amerikan Joe Biden ndodhet në Kamboxhia për...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Azi, dhe ësh...
Nuk ka gjasa që marrëveshjet e nënshkruara në Berlin nga l...
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock siguroi Lit...
Demokratët e presidentit Joe Biden janë më afër që të mbaj...
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka hartuar një vendim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...