SHBA, të tjera pikëpyetje rreth ligjvënësit që ka gënjyer mbi të shkuarën e tij
Ligjvënësi amerikan George Santos vazhdon të shmangë p...

Britania thotë se duhet një marrëveshje ndërkombëtare për t'i siguruar Ukrainës tanke të prodhimit gjerman, të cilat Kievi i konsideron si mjaft të rëndësishme në luftën kundër Rusisë. Por ministri i Jashtëm britanik James Cleverly tha të dielën se në mënyrë që këto tanke t'i dërgohen Ukrainës, kërkohet pëlqimi i Gjermanisë.
Javën e kaluar aleatët perëndimorë premtuan miliarda dollarë në ndihmë ushtarake por nuk arritën të bindin Gjermaninë të heqë veton për sigurimin e tankeve të betejës 'Leopard' për Ukrainën. Këto tanke posedohen nga një sërë vendesh të NATO-s, por për dërgimin e tyre atje, kërkohet miratimi i Berlinit.
Tanket 'Leopard' shihen nga ekspertët e mbrojtjes si më të përshtatshmet për Ukrainën.
"Do të doja të shihja ukrainasit të pajisen me mjete ushtarake si tanket 'Leopard 2' si dhe sistemet e artilerisë që janë siguruar nga ne dhe nga vende të tjera", tha zoti Cleverly gjatë një interviste për 'Sky News'.
"Do të vazhdoj të bisedoj me aleatët dhe miqtë tanë të NATO-s, për të lehtësuar dhurimin e pajisjeve më të mira ushtarake për Ukrainën për t'i ndihmuar ata të mbrohen kundër agresionit brutal të Rusisë".
I pyetur nëse Gjermania po bënte mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën zoti Cleverly tha se vendet duhet të shkojnë aq larg sa munden e secili duhet ta mbështesë Ukrainën në mënyrën që e konsideron si më të përshtatshme.
Gjatë një takimi të premten sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u bëri thirrje aleatëve që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën. Vendet perëndimore u zotuan t'i dërgojnë Kievit sasi të mëdha armësh, por nuk arritën të marrin një vendim për furnizimin e tij me 'Leopard 2'.
Partia Social Demokrate e kancelarit gjerman Olaf Scholz është treguar tradicionalisht skeptike ndaj përfshirjes ushtarake dhe e kujdesshme për përshkallëzimin e mëtejshëm në konfliktin në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit tha të premten se vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me tanke shtesë, nuk do të arrijnë të ndryshojnë rrjedhën e konfliktit dhe se ajo çka po bëjnë, është vetëm shtimi i problemeve për popullin ukrainas./ VOA
Ligjvënësi amerikan George Santos vazhdon të shmangë p...
Byroja Federale e Hetimeve, FBI, ka gjetur dokumente t...
Një hetim i Observer, zbulon se dhjetëra fëmijë azilkë...
Dhjetë persona u vranë gjatë një sulmi me armë zjarri ...
18 vjet pas fundit të Luftës së Dytë Botërore të dyja vend...
E pranoj, e kam ndryshuar mendimin. Për një kohë të gj...
Grupi privat ushtarak rus “Wagner” do të dërgojë trupa...
Pa kaluar një muaj që kur Kroacia u bashkua me eurozonën d...
Mundësia e një rikthimi të madh të COVID-19 në Kinë gja...
Në fillim të javës, presidenti bullgar, Rumen Radev kishte...
Ambasadori i Kievit në Londër, Vadym Prystaiko, tha se eki...
Mosdhënia e detajeve nga takimet e ndërmjetësuesve perëndi...
Para 24 shkurtit, Said Ismagilov ia dedikonte shërbimin e ...
Ministri i Arsimit i Zelandës së Re do të bëhet kryeminist...
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John...
Gjermania ka një problem të madh me mungesën e fuqisë ...
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor...
Kundërshtarët e abortit mbajtën marshimin e parë për jetën...
Shtetet e Bashkuara do të vendosin javën e ardhshme sanksi...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s dhe 50 vendeve janë mbledh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...