“Jo hajde ndërto”/ Rama në Theth: Vetëm me sistem, leje dhe punime cilësore
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në T...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në T...

Presidenti Joe Biden do të shkojë në Poloni këtë muaj për të shprehur mbështetjen ndaj aleatëve një vit pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Vizita, e planifikuar për më 20-22 shkurt, vjen pas shfaqjes së shenjave të një pakësimi të mbështetjes për vazhdimin e ndihmës ushtarake dhe ekonomike prej dhjetëra miliarda dollarësh për Ukrainën. Ndërkohë, Rusia besohet se po planifikon një ofensivë të re në prag të përvjetorit të parë të fillimit të luftës dhe ka shtuar sulmet e saj me raketa ndaj infrastrukturës ushtarake dhe civile të Ukrainës në javët e fundit.
Nuk është ende e qartë nëse Presidenti Biden mund të tentojë të bëjë një vizitë në Ukrainë siç kanë bërë shumë udhëheqës të tjerë perëndimorë dhe anëtarë të Kongresit.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se administrata amerikane "do të vazhdojë të mbështesë popullin e Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme".
Presidenti Biden vizitoi Poloninë disa javë pas fillimit të luftës më 24 shkurt të vitit të kaluar, ku ai paraqiti argumentat e tij të forta mbi mbështetjen ushtarake për Ukrainën gjatë një fjalimi përpara Kalasë Mbretërore ikonike të Varshavës. Në atë kohë, Presidenti Biden tha për Putinin: "Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet", megjithëse Shtëpia e Bardhë më vonë u tërhoq nga komentet që fillimisht dukeshin se ishin një thirrje për ndryshim regjimi në Moskë.
Zonja e parë Jill Biden kaloi shkurtimisht kufirin në një udhëtim në maj dhe takoi zonjën e parë të Ukrainës, Olena Zelenska. Presidenti Biden, si dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, kanë theksuar sfidat unike të sigurisë që mund të sjellë një vizitë e mundshme e një presidenti amerikan në një vend që po sulmohet nga Rusia, e cila ka armë bërthamore.
Presidenti Biden në dhjetor priti presidentin Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë. Udhëheqësi ukrainas më vonë përsëriti thirrjet për armë shtesë dhe mbështetje më të madhe perëndimore gjatë një fjalimi në Kongres./ Voa
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se SHBA kanë rrëzuar ...
Kievi beson se Moska po planifikon një sulm nga toka n...
Prokurorët belgë që po hetojnë një skandal korrupsioni...
Bilanci tragjik në Turqi dhe Siri nga tërmeti tronditë...
Sipas njoftimeve nga agjencitë ruse të lajmeve, zëvendëskr...
Hakan Tanriverdi ka një mesazh për presidentin turk, Recep...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zgjerohet edhe me një...
Ministria e Mbrojtjes e Kinës thotë se ka refuzuar një tel...
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, forcat ruse god...
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit të Turqisë dhe Sir...
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve filluan të enjten h...
Ish-nënpresidenti amerikan Mike Pence mori një kërkesë për...
Zemërimi mbi vendimin e Kinës për të shkelur hapësirën ajr...
Veshja e thjeshtë me një bluzë ngjyrë të errët pambuku...
Marrëdhëniet Rusi-SHBA janë përfshirë nga një krizë e ...
Ushtria amerikane po planifikon të ngrejë një qendër trajn...
Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga tërmeti shkatë...
Tërmeti 7.8 ballë të shkallës Rihter që goditi kufirin e T...
Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kun...
Zyrtarë të Bashkimit Evropian vlerësojnë se deklaratat pub...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...