Protestuesit para Kryeministrisë: Nuk dorëzohemi deri në largimin e Ramës
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...

Një gjykatë në Beograd e ka dënuar në mungesë ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Gjelosh Krasniqi, me 15 vjet burgim nën akuzat për krime gjatë luftës në Kosovë.
Më 26 shkurt, Krasniqi është shpallur fajtor për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një civili serb në qershor të vitit 1999 në fshatin Bellopojë afër Pejës.
Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka thënë se aktakuza kundër Krasniqit bazohet kryesisht në deklarata të dëshmitarëve dhe prova të kufizuara forenzike dhe mjekoligjore dhe se avokati mbrojtës, sipas detyrës zyrtare, nuk kishte kontakt me të pandehurin.
Kjo organizatë joqeveritare ka thënë se bashkëpunimi me institucionet gjyqësore të Kosovës është i domosdoshëm për ndjekjen penale të krimeve kundër serbëve në Kosovë.
“Sidomos për faktin se Krasniqi është dënuar për krime kundër civilëve nga Gjykata e Qarkut të Pejës në vitin 2009”, është thënë në deklaratë.
Aty përmendet edhe se gjykimet në mungesë në rastet e krimeve të luftës në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe se "krijohet përshtypja se motivet për fillimin e procedurave të tilla rrjedhin pjesërisht nga hakmarrja ligjore dhe jo ekskluzivisht nga dëshira për të arritur drejtësi për viktimat".
Fondi ka rikujtuar se Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës në Serbi deri më tani ka ngritur shtatë padi kundër personave që nuk janë në dispozicion të gjyqësorit serb dhe se pesë prej tyre janë kundër qytetarëve të Kosovës, për krime të kryera kundër popullsisë joshqiptare.
Që nga viti 2014, Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës nuk ka ngritur asnjë padi të re për krime në Kosovë kundër personave që janë shtetas të Serbisë.
Në përgjigje të këtyre kritikave, Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë se "ata fillojnë dhe zhvillojnë procedurat në përputhje me provat dhe ligjin".
Serbia, përveç ngritjes së padive dhe gjykimeve në mungesë, ka vazhduar të ndalojë qytetarët e Kosovës në pikat kufitare.
Arrestimi i fundit ndodhi më 5 shkurt, kur një ish-anëtar i UÇK-së u arrestua në pikën kufitare midis Serbisë dhe Kroacisë. Komisioni Europian paralajmëroi në atë kohë se arrestimi dhe ndjekja penale e një shtetasi të Kosovës nga autoritetet serbe përfaqësonte një tjetër shkelje të detyrimeve të Serbisë sipas marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut me Kosovën, me ndërmjetësim të Bashkimit Europian në Bruksel.
"Serbia është zotuar të mos fillojë hetime penale ose ndjekje penale për krime të dyshuara të kryera në Kosovë, përveç nëse kërkohet nga autoritetet e Kosovës", tha një zëdhënës i Komisionit Europian për Radion Evropa e Lirë.
Ai shtoi se akuzat për krime lufte dhe krime të tjera të rënda janë brenda juridiksionit të institucioneve të Kosovës dhe i bëri thirrje Serbisë të përmbushë detyrimet e saj. /REL
Në Gjykatën Speciale sot mbahen deklaratat hyrëse në gjyki...
Në parashikimet më të fundit shihet një rënie e ndjeshme e...
Gjykata Administrative e Këlnit vendosi që Zyra Federale p...
Partia e Gjelbër ka arritur fitoren në zgjedhjet e pjesshm...
Forcat ajrore të Pakistanit bombarduan kryeqytetin e Afgan...
Financieri amerikan, Jeffrey Epstein, u përpoq të blinte n...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se ki...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë e zhvilluan një raund të ri...
Seanca dëgjimore ku ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hi...
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka njoftuar ...
Ndërsa akuzon administratën Trump për "braktisjen e të mbi...
Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton po jep...
Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton do të dëshmojë nesër p...
Autoritetet ruse kanë vendosur një afat kohor për bllokimi...
Hillary Clinton do të japë dëshmi me dyer të mbyllura para...
Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, do të kryesojë një ...
Zyrtarët britanikë të imigracionit që akuzohen për vjedhje...
Ish-ministri i Administratës Publike dhe i Arsimit, Arsim ...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka reaguar ditën e s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...