Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

Bashkimi Evropian e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Serbisë, përmes të cilit nga 1 janari i vitit 2024 lejohet hyrja e automjeteve me targat e Republikës së Kosovës (RKS) në territorin serb.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, këtë vendim e quajti "një hap pozitiv drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ndërkaq, pret nga qeveria e Kosovës të përgjigjet me veprime pozitive. "Ne mirëpresim vendimin e Serbisë që zyrtarisht të njohë targat e automjeteve RKS, të lëshuara nga Kosova.
Ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, por edhe obligimeve të mëhershme nga procesi i dialogut që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes.
Kjo dëshmon se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i mundshëm”, tha zëdhënësi Stano. Ai shtoi se "ky vendim hap rrugën për heqjen e plotë të regjimit të letrave ngjitëse në targa. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”.
A do të përgjigjet Kosova pozitivisht pas vendimit serb?
Ende qeveria e Kosovës nuk ka njoftuar zyrtarisht, nëse do të veprojë në të njëjtën mënyrë, duke i lejuar automjetet me targa të Serbisë të hyjnë në Kosovë, pa mbuluar simbolet e shtetit serb. Kosova ka disa muaj që e përdor masën e reciprocitetit në targa me Serbinë, ngjashëm si Serbia që e përdor me vite në raport me targat kosovare. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës në dialog, tha se "vendimi i Qeverisë serbe për t'i lejuar automjetet me targa të Kosovës, RKS, të lëvizin brenda territorit të saj nga 1 janari është tregues se të gjitha destabilizimet që i ka bërë Serbia në lidhje me to ndër vite kanë qenë të palogjikshme dhe të panevojshme”.
Merr fund konflikti 10-vjeçar i targave
"Duhet të theksojmë dhe rikujtojmë, se ky nuk është konstruktivitet nga ana e Serbisë. Ata duan ta kamuflojnë pas dështimit në Banjskë dhe dështimit të narrativës së tyre të ushqyer për kaq shumë kohë në Bruksel”, shkroi Bislimi në profilin e tij. Sipas tij, "çështja e targave mbi 10 vjet ka qenë marrëveshje e pazbatuar e për 2 vjet marrëveshje e përdorur si mjet dhe qëllim për eskalim e destabilizim”.
"Fatkeqësisht, është dashur të kalojnë 18 muaj me tensione e barrikada nga ana e Serbisë, rezistencë dhe insistim në nivel teknik që stikersat të jenë zgjidhje permanente, si dhe tërheqje nga institucionet në nëntor të vitit të kaluar, për të ardhur në përfundimin që është i njëjtë me propozimin fillestar të Kosovës”, theksoi Bislimi.
Megjithatë zëvendëskryeministri Bislimi, tha se me vendimin për njohjen e targave RKS nga ana e Serbisë, shkon drejt fundit një proces i gjatë i çështjes së targave e mosnjohjes së tyre nga pala serbe. Bashkimi Evropian në disa raste ka kërkuar që mospajtimet rreth targave të mos përdoren për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë./DW
E humbëm "Twitter"-in dhe e fituam "X"-in. I provuam B...
Të gjithë ne i përdorim mediat sociale por se cilat aplika...
Njohësit e kafesë kanë mbajtur prej kohësh besimin se ...
Egjipti me gjasa ka gati një plan me disa faza për t'i...
Gjatë vitit 2023 ka pasur shumë lajme të rreme, veçanë...
Të shijosh përvojat, të mos kesh stres për paratë dhe ...
Edhe pse në vitin 2022 shteti Sunshine u emërua shteti...
Filmi, me protagonist kryesor Jason Momoan, nuk u prit...
Muzeu Metropolitan i Artit kohët e fundit njoftoi se k...
Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk dha pëlqim...
Nga njohuritë mbi prejardhjen tonë njerëzore dhe përpa...
“Tradhti” dhe “humbje” – kështu e komentojnë qytetarët...
Shkencëtarët kanë krijuar një makinë për zbulimin e Ba...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të...
Ndërsa trupat izraelite intensifikojnë luftën në Gazë ...
Policia franceze ka arrestuar një 33-vjeçar të dyshuar...
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (K...
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha të martën se d...
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) njoftoi të martën ...
Forcat izraelite kanë bombarduar kampet palestineze të ref...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...