LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Leku letër”/ Horoskopi i muajit shtator, çfarë thonë yjet për gjendjen financiare

31 Gusht 2022, 13:06, Horoskopi CNA
“Leku letër”/ Horoskopi i muajit shtator, çfarë
Foto ilustruese

Dashi 

Kjo shenjë do ndihet shumë me fat, pasi paratë do të hyjnë shumë lehtë dhe me mjete të pazakonta, që nuk kanë të bëjnë fare me punën dhe me rrogën. Ka shumë mundësi që dashi të fitojë diçka në llotari dhe të takojë dikë gjatë pushimeve që i ofron mundësinë për një punë më të mirë ose një biznes të ri. Gjithçka do jetë pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Do të rrezikojnë shumë me investimet, por gjithsesi do të jenë me fat. Këshilla është të jeni gjithmonë shumë të kujdesshëm me paratë.

Demi 

Paratë do vijnë shumë lehtë këtë muaj për shenjën e demit. Ekonomia do të ecë mirë falë këndvështrimit argëtues dhe krijues. Nëse investon në shtator do të keni shumë, pasi instinktet e tij do t'i bëjnë shumë mirë.

Binjakët

Ekonomikisht do jetë një muaj i mbarë. Të gjitha pritshmëritë e shenjës do të mbulohen dhe nuk do të duhet të shqetësoheni për këtë.

Gaforrja 

Nga pikëpamja ekonomike, do të jetë një muaj i shkëlqyer. Paratë nuk do të jenë më në qendër të jetës suaj këtë muaj, por gjithsesi do të jeni shumë mirë financiarisht. Do t'i arrini të gjitha qëllimet, do të investoni në shtëpinë tuaj, do të bëni përmirësime dhe do t'i plotësoni familjes suaj disa teka.

Luani 

Paratë do të vijnë shumë lehtë dhe në mënyra të ndryshme. Keni një intuitë shumë të mirë investimi, do ndiheni euforikë dhe mund të shpenzoni në gjëra të panevojshme. Në gjysmën e dytë të muajit kjo shenjë do të jetë më e matur dhe kursimtare dhe mund të marrë disa para shtesë ose një rritje page.

Virgjëresha 

Me para do të jeni shumë mirë, do të jeni me fat dhe do të keni mundësi të bëni biznes dhe të fitoni para në mënyrë të papritur. Megjithatë, gjatë muajit shtator, shenja e virgjëreshës mund të ketë një sherr të madh me partnerin për paratë në fund të muajit. Do të jetë mirë t'i kushtoni vëmendje asaj që shpenzoni nëse nuk dëshironi të keni probleme. Gjatë javës së fundit të muajit, mund të merrni një shumë të madhe parash.

Peshorja 

Me paratë bilanci do jetë shumë i mirë, gjithçka do rrjedhë normalisht dhe paratë do të mbërrijnë dhe as nuk do t'ju duhet ta mendoni. Do të ndiheni i lumtur sepse paratë do bëjnë që të jetoni i lumtur dhe të fokusoheni në gjëra të tjera.

Akrepi 

Akrepi nuk do të duhet të shqetësohet shumë për aspektin financiar, sepse paratë do të vijnë lehtësisht këtë muaj. Për të do të fillojë një zgjerim ekonomik, i cili do të zgjasë rreth dy muaj. Këshilla është të përfitoni prej saj dhe të kurseni.

Shigjetari

Gjendja financiare do të jetë normale këtë muaj, megjithëse do t’iu duhet të kurseni shumë, sepse mund t'i shpenzoni të gjitha paratë për pushime. Por për këtë shenjë nuk do jetë problem, pasi i pëlqen të kursejë dhe grumbullojë para.

Bricjapi 

Jeta ekonomike do jetë normale sipas horoskopit të Bricjapit për shtator 2022. Nuk do mungojnë ekseset, momentet e dedikuara për kursim dhe nuk do shqetësoheni për paratë këtë muaj.

Ujori 

Me paratë çdo gjë do jetë e rregullt, sipas horoskopit të Ujorit 2022, por gjithsesi kësaj shenje do i duhet të punojë shumë që të ardhurat të vazhdojnë të rriten. Partneri juaj do ketë probleme financiare dhe do duhet ta ndihmoni. Do të ketë më shumë se një argument për shkak të parave.

Peshqit

Nga pikëpamja ekonomike, gjithçka do jetë e rregullt. Do t'ju duhet të pastroni financat tuaja dhe të eliminoni të gjitha shpenzimet e panevojshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga