web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi i ditës, e mërkurë, 24 shtator 2025

23 Shtator 2025, 22:54, Horoskopi CNA

Horoskopi i ditës, e mërkurë, 24 shtator 2025

DASHI

Marsi i bën marrëdhëniet më pasionante, shmangni impulsivitetin e tepërt. Në punë do të jetë një ditë e ngjeshur, e dobishme për kryerjen e projekteve komplekse.

DEMI

Do të keni tensione në marrëdhënie, është mirë të mos bëheni të ngurtë. Bashkëpunimet në punë duhet të rishikohen me qetësi dhe konkretisht.

BINJAKËT

Marsi shtyn për sqarime të drejtpërdrejta në çift. Në punë do të keni shumë ide, por nevojitet përqendrim për t'i realizuar ato.

GAFORRJA

Emocionet në dashuri do të rriten, një gjest i sinqertë sjell afërsi me partnerin tuaj.  Në punë do të jetë një ditë e dobishme për të konsoliduar projektet tuaja.

LUANI

Marsi ndez dëshirën në çift, do pushtoheni nga pasioni. Në punë keni vendosmëri e fortë, por shmangni konfliktet e panevojshme.

VIRGJËRESHA

Qartësia dhe sinqeriteti forcojnë lidhjet. Sot mund të merreni me sukses me çështjet praktike.

PESHORJA

Ju dëshironi harmoni, por Marsi mund të sjellë konflikt, zgjidhni dialogun. Bashkëpunimet në punë janë në plan të pare, shmangni tensionin.

AKREPI

Me Marsin në shenjën tuaj, pasioni rritet, tërheqje e fortë. Energji e shkëlqyer për fillime ose transformime të reja.

SHIGJETARI

Do keni dëshirë për liri në çift. Sfidat e reja sjellin mundësi emocionuese.

Mirësjellje dhe vëmendje e sinqertë në punë, ju bëni diferencën.

BRICJAPI

Një atmosferë intensive, e favorizuar nga sinqeriteti dhe stabiliteti. Marsi ju mbështet në punë, vendosmëri e fortë në përballimin e sfidave.

UJORI

Do iu lindë një dëshirë për diçka të re, por me më shumë thellësi se zakonisht. Idetë inovative gjejnë një themel më konkret.

PESHQIT

Marsi ju jep guxim, shprehni ndjenjat tuaja pa frikë. Sot mund t’i trajtoni çështjet praktike me më shumë vendosmëri./ CNA





Lajmet e fundit nga