LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi, 19 tetor 2022/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

19 Tetor 2022, 07:56, Horoskopi CNA

Horoskopi, 19 tetor 2022/ Çfarë kanë parashikuar yjet për

Dashi

Sot do keni shumë ide në kokë dhe do mendoheni gjatë se si t’i vini në zbatim. Pasdite ka mundësi që disa ëndrra të mund t’ju realizohen. Marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë dhe e bukur, megjithatë në disa momente influenca e disa planetëve do sjellë edhe ndonjë konflikt të vogël. Mundohuni që t’i shmangni në mos t’i rregulloni menjëherë. Nga ana tjetër, nëse jeni beqarë do keni një ditë shumë të lumtur e plot diell. Në punë tregohuni më të arsyeshëm e më të organizuar sepse përndryshe mund t’iu dalin të papritura të pakëndshme. Klima në sektorin financiar nuk do jetë e zymtë, megjithatë tregohuni të mençur me menaxhimin e buxhetit.

Demi

Yjet do t'ju japin mundësinë të ndryshoni disa gjëra sot dhe të tregoni më shumë autoritet. Flisni gjithmonë me të vërteta sado lënduese të jetë ato. Ju që jeni në një lidhje do qëndroni më afër partnerit dhe do dalin nga një situatë delikate, që i ka ftohur pak gjërat. Me ndihmën e Marsit situata do rregullohet goxha. Nëse jeni beqarë do keni një dite të mirë në planin sentimental. Mundohuni të hiqni maninë për të dominuar. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe të duruar kështu që gjërat do ju ecin ashtu si e keni planifikuar. Në planin financiar nuk rrezikoni ndonjë katastrofë, por gjithsesi duhet të bëni kujdes. As hua mos merrni.

Binjakët

Sot do jeni të mendimit që t’i merrni gjërat si t’ju vijnë. Edhe problemet që do t'ju dalin do mundoheni t’i zgjidhni me sa më shumë qetësi dhe pa stres. Ju të dashuruarit duhet të përdorni ledhatimet dhe fjalët e ëmbla nëse doni të merrni diçka nga partneri. Po u treguat të ftohtë dhe hundë përpjetë nuk do arrini asgjë. Ju beqarët do jeni më dinamikë dhe më të hapur kështu që do mund të filloni edhe lidhje afatshkurtra. Në punë nuk do keni dëshirë të bëni asgjë pa qenë të bindur plotësisht për rezultatet që mund të arrini. Me shpenzimet vazhdoni të tregoheni të arsyeshëm.

Gaforrja

Sot do dini si t’i bëni të tjerët të ndihen mirë pranë jush dhe kjo do ua mbushë edhe ju shpirtin me gëzim. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni në detaje për personin që dashuroni. Ai gjithashtu do mendojë si t’ua bëjë qejfin sa më shumë. Për ju beqarët do ndodhin gjëra të çuditshme, fillimisht nuk do kuptoni asgjë, por deri në mbrëmje çdo gjë do kthjellohet. Në punë mundet t’ju kërkohet të bëni edhe punën e një kolegu që mungon. Organizojeni ditën si duhet në mënyrë që të mos mbeteni mbrapa me ato që keni nisur. Financat nuk kanë për të qenë shumë të kënaqshme prandaj duhet të bëni kujdes.

Luani

Ditë sharmante do jetë kjo e sotmja për ju dhe buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Nëse jeni në një lidhje do kaloni orë të këndshme pranë atij që dashuroni. Nuk do mungojnë nga të dyja palët komplimentet, fjalët e ëmbla dhe gjestet romantike. Gjithçka do jetë në perfeksion. Për beqarët dashuria do fillojë me një shoqëri kështu që tregohuni sa më të hapur për njohjet e reja. Në punë vërtet do jeni të ngarkuar, por përkujdesi dhe përgjegjshmëria nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Organizimi gjithashtu do jetë një pikë e fortë. Në planin financiar mund të keni disa vështirësi të vogla, por sidoqoftë gjendja nuk do jetë alarmante.

Virgjëresha

Nuk do jeni shumë optimistë gjatë kësaj dite dhe do e merrni çdo gjë me frikë. Ju të dashuruarit do ndiheni shpesh në vështirësi dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Më mirë qëndroni pak në heshtje dhe reflektoni pasi në të kundërt do bëni gabime. Ju beqarët do bëni çdo përpjekje të mundshme për ta ndryshuar statusin tuaj dhe do t'ia arrini qëllimit. Në punë duhet të tregoheni gjithë kohës vigjilentë sepse përndryshe rrezikoni të gaboni. Iu janë dhënë përgjegjësi të reja dhe nuk duhet t’i zhgënjeni eprorët. Me shpenzimet nuk do keni vështirësi nëse tregoheni përherë të logjikshëm.

Peshorja

Planetët do ua bëjnë gjërat shumë herë më të lehta sot dhe do ju duket sikur mund të arrini çdo objektiv. Ju të dashuruarit do jeni në humor të shkëlqyer ashtu si edhe ai që keni në krah. Do bëni gjëra të jashtëzakonshme së bashku dhe emocionet do jenë të pafundme. Ju beqarët më në fund do t'i thoni lamtumirë vetmisë dhe do filloni t’i shihni gjërat me një sy tjetër. Në punë, për t’ia dalë mbanë duhet të shtoni përpjekjet, të shprehni mendimet dhe të bashkëpunoni më tepër me kolegët. Dijeni se të vetëm nuk do arrini dot shumë lart. Të ardhurat nuk do jenë të këqija, megjithatë mirë është të mos shpenzoni kuturu sepse situata mund të marrë shpejt tatëpjetën.

Akrepi

Sot nuk do jeni shumë të bindur për gjërat që duhet të bëni dhe mund të hidhni hapa të gabuara. Nëse keni një lidhje, dashuria e jetës së përditshme nuk do ju mjaftojë dhe do kërkoni diçka më shumë. Ju beqarët do takoni dikë interesant, por të ftohtë e jo shprehës. Mirë është të mundoheni ta joshni më tepër dhe do e shihni që akulli do shkrihet. Ato që iu janë dukur të pamundura edhe mund të ndodhin sot. Në punë gjërat nuk do jenë shumë të lehta. Shumë kolegë do t'ju dalin kundër dhe do flasin keq për ju. Në planin financiar nuk do keni probleme të mëdha dhe do ndiheni më rehat. Jeni vërtet mjaft këmbëngulës.

Shigjetari

Venusi do ju bëjë të kuptoni sot se duhet të ndryshoni sjellje që gjërat të rregullohen. Nëse jeni në një lidhje do e keni të vështirë të ndieni një ritëm të caktuar dhe do preferoni të bëni çdo gjë si do e ndieni për momentin. Zemra do ndihet e përmbushur dhe do ndiheni me fat që keni partnerin në krah. Ju beqarët nuk do e realizoni dot takimin tuaj të ëndrrave dhe do vazhdoni të keni një ditë të zakonshme. Në punë dëgjojini këshillat e shefave dhe kolegëve të besuar sepse do keni përfitime. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do t'ju dalin vështirësi në asnjë moment.

Bricjapi

Humori do t'ju ndryshojë gjithë kohës sot dhe herë pas here mund të gjendeni në situata të vështira. Ju që keni një lidhje do e ndryshoni shpesh sjelljen me atë që keni në krah dhe në disa momente mund ta acaroni tej mase atë. Po e tepruar ai edhe mund t’iu largohet përgjithmonë. Ju beqarët duhet të dilni sa më shumë me miqtë sepse ashtu do mund të takoni edhe persona interesantë. Shefat do ju kërkojnë t’i përmbushni sa më parë detyrat që iu kanë dhënë dhe do ndiheni nën trysni. Mos i dramatizoni gjërat sepse pak nga pak gjithçka mund të arrihet. Me financat nuk do i keni punët aspak mirë.

Ujori

Jupiteri do e stabilizoje jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe rutina do marrë fund. Për ju të dashuruarit do fillojnë të dalin rrezet e para të diellit. Atmosfera do përmirësohet tej mase dhe komunikimi do rikthehet si asnjëherë më parë. Ju beqarëve do t'ju jepen mundësi të mira për njohje, por do preferoni të prisni pak kohë para se të hidhni hapa. Gjithsesi, mirë është qe ata persona te mos i largojnë nga vetja. Në planin profesional do jeni më të frymëzuar dhe do arrin i atje ku keni dëshiruar përherë. Mund të merrni edhe një lajm të rëndësishëm. Financat do jenë goxha të mira dhe do arrini të bëni investimet e dëshiruara.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do jeni shumë në ankth dhe nuk do arrini dot të mendoni qartë. Gjërat nuk do ju ecin aspak ashtu si keni dashur. Nëse keni një lidhje për shkak të mungesës së komunikimit mund t’iu dalin edhe të papritura të pakëndshme. Mund ta teproni edhe me ngritjen e zërit. Beqarët do kenë një ditë mjaft delikate. Sado përpjekje të bëjë ata nuk do mundin dot ta ndryshojnë statusin e tyre dhe kjo për shkak të disa personave që ju hiqen si miq. Në punë, do e shtoni ritmin dhe do mundoheni të rregulloni problemet më urgjente. Të paktën do e keni rrugën më të mirë për të ecur përpara. Në planin financiar do jeni me fat dhe kjo gjë do t'jua ngrohë disi zemrën.

Lajmet e fundit nga