web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Salami prezantohet te skuadra e re

2024-08-22 20:51:00, Sport CNA

 

ZYRTARE/ Salami prezantohet te skuadra e re

Mustafa Salami i ka surprizuar të gjithë me ekipin e ri. Pasi shkëlqeu me Kukësin, lojtari kërkohej nga Partizani, por ka vendosur të largohet nga Shqipëria.

Sulmuesi nigerian është transferuar në Izrael, te ekipi i Bnei Yehuda Tel Aviv.

Kujtojmë që Salami qëndroi te Kukësi vetëm 1 vit, pasi u transferua nga ekipi çek i Slovacko në korrik të vitit 2023.

Tashmë, Salami është gati për aventurën e re në Izrael, me klubin e Bnei Yehuda Tel Aviv. Janë pikërisht këta të fundit që kanë bërë të ditur transferimin e nigerianit.

“Klubi i Futbollit Bnei Yehuda Tel Aviv është i lumtur të shtojë Mustafa Salamin në radhët e tij! 23-vjeçari Salami me origjinë nigeriane zbarkoi mëngjesin e sotëm në Izrael, iu nënshtrua testeve mjekësore dhe nënshkroi kontratën”, shkruan klubi izraelit.





Lajmet e fundit nga