web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Humbja me Japoninë rezulton fatale, Gjermania shkarkon trajnerin Flick

2023-09-10 17:00:49, Sport CNA

Hansi Flick nuk është më trajner i kombëtares së Gjermanisë.

Humbja e fundit në miqësore ndaj Japonisë me rezultatin 4-1, duket se ka rezultuar fatale për trajnerin e Gjermanisë.

Federata gjermane ka marrë vendimin e menjëhershëm, ku njoftohet shkarkimi i Flick, ndërsa në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet trajneri i ri.

Për miqësoren e së martës ndaj Francës, kombëtarja gjermane do të drejtohet nga Rudi Voller (drejtor teknik i ekipit gjerman), Hannes Wolf (trajneri i Gjermanisë U-20) dhe Sandro Wagner (zëvendës trajner te U-20).





Lajmet e fundit nga