web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Triumf me përmbysje, Partizani mposht Vllazninë dhe shkëputet në krye

2022-10-07 19:42:24, Sport CNA

Partizani është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me përmbysje Vllazninë me rezultatin 2-1.

Shkodranët kaluan të parët në avantazh në minutën e 38-të me Ardit Hoxhajn, por në pjesën e dytë, të kuqtë përmbysën gjithçka.

Fillimisht, ishte Victor Da Silva, që vendosi baraspeshën, në minutën e 68-të. Pas këtij goli, Partizani u hodh në sulm dhe në minutën e 86-të, gjetën golin e avantazhit, me Xhuljano Skukën, që me një gjuajtje të fortë, e ndali topin në fundin e rrjetës.

Me këtë fitore, Partizani shkëputet në krye të renditjes me 15 pikë, ndërsa Vllaznia mban vendin e 5-të me 10 pikë.





Lajmet e fundit nga