web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ “Thyhet” Manchester City, Liverpool i falet golit të Salah

2022-10-16 19:28:00, Sport CNA

VIDEO/ “Thyhet” Manchester City, Liverpool i falet golit të

Liverpool është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ditën e sotme ka mposhtur minimalisht Manchester City, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.

Pas pjesës së parë, të mbyllur pa gola, ku City ishte më kërkues, në të dytën ishte histori tjetër. Liverpool kaloi në avantazh në minutën e 76-të me Salah, i cili shfrytëzoi në maksimum një pasim të shpejtë nga Alisson dhe i vetëm me Ederson, nuk e kishte të vështirë të shënonte.

Skuadra e Klopp kishte edhe disa raste të tjera për shënim, por Nunez nuk u shfaq i qetë, duke gabuar pasimin e fundit.

Kjo është humbja e parë në kampionat për Manchester City këtë sezon, me skuadrën e Guardiolës që mbetet në vendin e dytë me 23 pikë, po aq sa Tottenham dhe 4 më pak se Arsenali kryesues. Në krahun tjetër, Liverpool ngjitet në vendin e tetë, me 13 pikë.   

 

 





Lajmet e fundit nga