web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vidal humb të atin, nuk e kishte falur kurrë për braktisjen e familjes

2022-10-11 20:17:00, Sport CNA

Erasmo Vidal, babai i futbollistit të njohur kilian, Arturo Vidal, u gjet i vdekur në një klub hipizmi që frekuentonte dikur. Shtypi vendës ka publikuar ??një deklaratë për shtyp të lëshuar nga zëdhënësit e ?Club Hipico de Santiago?:

?Kur u kuptua se personi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, u kontaktuan mjekët ndihmës që punojnë brenda kompleksit.?

Sipas raportimeve të para, babai i Arturo Vidalit ka pësuar arrest kardiorespirator për shkak të shokut hipovolemik: përpjekjet për mbajtjen në jetë rezultuan krejtësisht të padobishme. Për momentin, nuk ka mbërritur asnjë koment nga ish-lojtari i Juves, Interit, Bayernit e Barcelonës? Marrëdhëniet mes tyre kanë qenë gjithmonë të trazuara, me Vidalin që nuk e kishte falur kurrë plotësisht babanë për faktin që e kishte braktisur familjen në rininë e tij.





Lajmet e fundit nga