web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U dëmtua në “El Clasico”, Barcelona humb mbrojtësin për tre javë

2023-03-20 16:52:13, Sport CNA

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, do të mungojë për tre javët e ardhshme. Futbollisti u dëmtua në “El Clasico” ndaj Real Madrid.

Sipas raportimeve të fundit në Spanjë, lojtari ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë.

Araujo nuk do të grumbullohet me kombëtaren e Uruguait dhe do të qëndrojë në Spanjë, për të vazhduar rikuperimin.  





Lajmet e fundit nga