web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transferimi i Fabinho në Arabinë Saudite drejt dështimit, shkak bëhen dy qentë e tij

2023-07-24 15:04:00, Sport CNA

Transferimi i Fabinho në Arabinë Saudite drejt dështimit, shkak

Fabinho nuk e ka zyrtarizuar ende transferimin në Arabinë Saudite te Al Ittihad për shkak të një ligji të veçantë. Braziliani, pronar i dy qenve të rracës bulldog francez, nuk mund t’i marrë kafshët në Lindjen e Mesme.

Kjo rracë është e ndaluar të hyjë në Arabinë Saudite, përveçse në rastet kur justifikohet me një udhëtim të karakterit të gjuetisë apo të shoqërimit që kafsha duhet t’i bëjë një të verbëri.

I njëjti ligj bllokon gjithashtu edhe qentë Rottweiler e Pitbull. Në këtë pikë, Fabinho nuk dëshiron të bëjë hapa pas sepse është shumë i lidhur me kafshën dhe mund të hedhë në erë gjithë bisedimet me klubin ku është transferuar edhe Benzema. Al Ittihad i ka bërë një këkresë të veçantë qeverisë saudite për të lejuar Fabinhon dhe dy qentë e tij që të hyjnë në vend.   

 

 





Lajmet e fundit nga