Nuk po luan titullar te City, mbrojtësi gati t’i bashkohet Barcelonës
João Cancelo e humbi rolin e tij si titullar në ndeshjet e f...
Tirana e mbyll gjysmën e parë të sezonit si “kampione dimri” dhe në arrati përballë ndjekësve. Skuadra bardheblu ka mundur me shifrat 2-0 Erzenin dhe tashmë sheh të shkojë në 4 pikë diferenca me ndjekësin më të afërt.
Sfida në “Niko Dovana” mes dy skuadrave ka qenë shumë e bukur, me ekipet që kërkuan me ngulm golin duke prodhuar lojë dhe raste. Shijakasit iu afruan disa herë në pjesën e parë, teksa goditën edhe traversën, ndërsa në të dytën ishte Tirana që u shfaq më konkrete dhe Gjumsi ishte ai i cili tronditi shtyllën e portës së Xhikës.
Insistimi i bardhebluve u shpërblye në fund të ndeshjes kur Krasniqi shkaktoi penallti pas një prekje topi me dorë. Hasani goditi saktësisht dhe shënoi golin e avantazhit, teksa Erzeni u hodh i gjithi në sulm. Por nga hapësirat mbrapa përfituan edhe një herë bardheblutë të cilët vulosën fitoren 2-0 me një tjetër gol të Hasanit, i cili tashmë merr statusin e “bomberit” të skuadrës pas largimit të Xhixhës.
ERZENI-TIRANA 0-2
83′ (p), 90+5′ Hasani
90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Tiranës.
90’+5’ GOOOL TIRANA! Ismajlgeci del mirë në krahun e djathtë. Gjuajtja e tij ndalet nga Xhika por pastaj është Hasani i cili shtyn sferën në rrjetë.
90’+1’ Troplini merr vendin e Krasniqit te shijakasit.
90’ Osmanllari tenton portën teksa sheh daljen jo të studiuar të Bekajt, por gjen përgjigjen e portierit.
88’ Pas një harkimi në zonë, topi largohet me vështirësi nga mbrojtësit, shijakasit pretendojnë për prekje topi me dorë, por Jorgji vazhdon lojën pasi merr konfirmimin e VAR.
87’ Hila ndëshkohet me karton të verdhë.
87’ Iljazi thuajse befason Bekajn me një gjuajtje të fortë nga distanca, me sferën që përplaset para portierit dhe shkon jashtë, duke prekur rrjetën e jashtme të katërkëndorit të bardhebluve.
83’ GOOOL TIRANA! Hasani shënon me penallti.
82’ Penallti për Tiranën. Pas një aksioni në krahun e djathtë të Hasanit, ky i fundit tenton të kalojë Krasniqin dhe sfera devijohet me dorë nga mbrojtësi. Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë, por më pas sinjalizohet nga VAR që të shohë edhe një herë aksionin. Pas vëzhgimit, ai bën shenjë nga pika e bardhë.
79’ Behiratçe dhe Qefalija hyjnë në fushë në vend të Lushkjes e Gjumsit te Tirana.
79’ Mrekulli e Bakajt i cili shpëton skuadrën e tij nga një gol i sigurt pas gjuajtjes së fortë të Peposhit.
77’ Goditje dënimi e bardhebluve, topi harkohet në zonë ku Përgjoni dhe Lulaj mundohen të gjuajnë por nuk ia dalin para Xhikës i cili kontrollon.
74’ Edhe Tirana ndryshon me aktivizimin e Ismajlgecit në vend të Toshevskit.
73’ Alan dhe Kapllani marrin vendin e Kahrimanoviç dhe Ademit.
69’ Pas një goditje dënimi është Përgjoni i cili ka mundësinë të gjuajë nga e djathta, por gjen Xhikën në pozicion.
68’ Vjen momenti i Kristal Abazajt. Sulmuesi merr vendin e Patrik në radhët e Tiranës.
66’ Kadriu i lë vendin në fushë Osmanllarit në radhët e Erzenit.
63′ Edhe Iljazi ndëshkohet me karton të verdhë nga Jorgji.
61’ Një harkim i gjatë nga e djathta gjen Gjumsin i cili gjuan me kokë duke mposhtur Xhikën, por sfera ndalet në shtyllë duke shpëtuar shijakasit.
59’ Peposhi shpërthen në krahun e majtë dhe nis një harkim në zonë, por Nonato dhe Ademi nuk ia dalin të gjuajnë me Lulajn i cili spastron zonën e pëson më pas faull.
58’ Karton i verdhë dhe për Gjumsin për një faull në mesfushë.
56’ Të dy skuadrat tanimë e kanë të vështirë të gjejnë hapësira për të rrezikuar portën.
51’ Karton i verdhë për Nonaton i cili ndëshkohet për shkak të protestave te gjyqtari Enea Jorgji pas pretendonte për mbajtje nga fanella të Najdovskit.
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.
45’+4’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me barazimin pa gola.
45′ Jepen 4 minuta shtesë.
43’ Shtyn para Tirana në këto minuta, presing i lartë i bardhebluve të cilët kanë zhvendosur lojën në gjysmëfushën kundërshtare.
37’ Goditje dënimi interesante në krahun e djathtë të sulmit të Erzenit, por topi i harkuar në zonë largohet me kujdes nga mbrojtja bardheblu.
33’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Gjumsi i cili tenton me një gërshërë, por përsëri sfera nuk shkon në katërkëndorin e shijakasve.
30’ Patrik ka mundësinë më të mirë që të shënojë në portën e Erzenit, pasi gjen hapësirën për të provuar me të djathtën, por nuk gjen portën e Xhikës.
28’ Enk provon nga distanca të gjejë rrjetën por Bekaj këtë herë nuk ka vështirësi të kontrollojë topin.
26’ Lushkja shmang dy lojtarë dhe shfaqet në të majtën, gjuajtja e tij kalon mbi traversën e katërkëndorit të Erzenit.
23’ Ademi tenton përsëri në krahun e majtë që të nisë një top në qendër për Nonaton, por Bekaj del dhe mbërthen sferën para sulmuesit brazilian.
21’ Ademi tenton një gol spektakolar me harkim thuajse perfekt në hyrje të zonës, pro është traversa që i mohon festën e golit.
14’ Kadriu shpërthen në krahun e djathtë dhe gjuan në portë, por gjen një devijim që çon topin në këndore.
9’ Mundësi e artë për Nonaton cili shfaqet i vetëm para Bekajt në të djathtë, pro gabon në gjuajtjen e tij duke çuar sferën jashtë.
8’ Një goditje nga këndi për Erzenin gjen Ademin i cili gjuan me kokë, por topi kalon shumë lart mbi traversë.
7’ Një harkim nga e djathta e sulmit gjen Patrik në zonë, ky çon topin me kokë në shtyllën e dytë, por del Xhika dhe largon sferën para se të shkojë te Gjumsi.
5’ Nonato dhe Ademi kombinojnë duke nisur një sulm të shpejtë, por Lulaj ndërhyn në kohë dhe i heq topin nga këmbët sulmuesve të Erzenit.
1′ Nis dueli në “Niko Dovana”.
ERZENI: Xhika, Enk, Krasniqi, Iljazi, Kadriu, Mehmeti, Krivicic, Kahrimanovic, Peposhi, Nonato, Ademi.
TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Pergjoni, Lushkja, Aleksi, Hila, Hasani, Patrik, Gjumsi.
João Cancelo e humbi rolin e tij si titullar në ndeshjet e f...
Bledi Shkëmbi has returned to the role of analyst. The Alban...
Edmond Dosti, ish-sulmuesi i Partizanit, ka shpërthyer në kr...
Dita e sotme ka qenë e pasur me emocione nga ana e PSG-së, p...
Kelvin Edo Dosseh është largimi i radhës nga Skënderbe...
Teuta achieved an important victory in the race for survival...
Giovani Colella spoke after the 2-0 loss against Teuta. Part...
Erzeni pret në “Niko Dovana” Tiranën, për sfidën e javës së ...
Partizani ka regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitor...
Është mbyllur pjesa e parë, në sfidën mes Partizanit dhe Teu...
Tifozët e Atletico Madrid “shpërthejnë” në prag të derbit të...
The sale of the Milan club from the "Elliot" fund to the "Re...
The gala evening of the Albanian Football Federation "Best 2...
Julian Skuka is in the center of attention for his transfer ...
Partizani-Teuta is the next match of today, which will be pl...
Kukësi has returned from the victory in the championship, as...
The flagship does not know how to stop at the market. The Vl...
The teams continue to remain active in these last days of th...
Myrto Uzuni has left behind the injury suffered recently. Th...
The punishment with the removal of 15 points from the rankin...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As a result of the investigative and procedural actions ca...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
Almost half of people living in France, Germany, Italy and...
Marine Le Pen is entering the decisive phase of the presid...
Member states of the International Criminal Court voted to...
From the declining role of exports to new public investmen...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...