web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stadiumi i ri i Korçës, Armand Duka: Shpresoj të realizohet sa më mirë

2023-05-02 16:54:16, Sport CNA

Qyteti i Korçës do të bëhet me stadium të ri, modern dhe multifunskional. Ditën e sotme u shpall projekti fitues, ai i studios daneze CEBRA, që projektoi një stadium të mbuluar me ndërtesa të vogla jashtë saj që do të shërbejnë për hotele, dyqane, lokale e jo vetëm. Presidenti i FSHF, Armand Duka ka reaguar në rrejte sociale pas eventit.

“Si pjestar i nje jurie profesionistesh, i uroj suksese kompanise fituese te arkitektures per Arenen e Korces, kompanise daneze Cebra, per idene e ketij projekti, nderthurjen e elementit sportiv me arkitekturen e qytetit.

Shpresoj ne realizimin sa me te mire te ketij projekti arkitekturor si nje mundesi argetimi dhe shkelqimi jo vetem per futbollistet amatore e profesioniste ne kete qark, por si nje gur i cmuar i gjithe kolanes se stadiumeve qe po i japin me shume gjalleri sportive futbollit shqiptar. Urime dhe falenderime per te tre studiot konkurrente dhe shume urime studios Cebra ne realizimin e ketij projekti”, shkruan Duka.





Lajmet e fundit nga